Prepotencë apo krenari: Si është mashkulli Luan në një marrëdhënie dashurie

Life style

Prepotencë apo krenari: Si është mashkulli Luan në një marrëdhënie dashurie

Më: 30 prill 2021 Në ora: 21:25
Foto ilustrim

Në dashuri mashkulli i Luanit vepron shumë i sigurt, është tip që shkon shumë pas instiktit për të cilin i detyrohet sensualizmit të fortë. Për nga natyra Luani është shumë xheloz e duke qenë edhe kyelartë, nuk e fal kurrë tradhëtinë në dashuri; përkundrazi mbetet me ndjenja dhe sedër të lënduar.

Mashkulli i kësaj shenje është një mik i zjarrtë dhe i qëndrueshëm, që i jepet me zemërgjerësi gruas së tij. Me të ai është i ngrohtë veçse paksa gënjeshtar, ndonëse gënjeshtrat e tij nuk janë për t’u dramatizuar, ngaqë zakonisht fshehin gabime të parëndësishme. Mashkulli i Luanit dëshiron të ketë pranë vetes një grua me të cilën të krenohet në shoqëri, qoftë për nga bukuria, qoftë për nga inteligjenca.

Është tip shumë xheloz (më shumë se femra) por nuk e shfaq, shumë i zjarrtë jo shumë romantik dhe në marrëdhëniet bashkëshortore nuk e pranon t’i cënohet krenaria. Nga pikëpamja seksuale ai është shumë i gjallë dhe nga mikja e tij kërkon përkushtim maksimal dashuri, afsh dhe besim të verbër.

Mashkullit të Luanit gjithashtu i pëlqejnë katikulat dhe lavdërimet, sidomos kur ato ia bën gruaja që dashuron. Mashkulli i Luanit interesohet për të dashurën e tij dhe me të tregohet zemërgjerë dhe mbrojtës, po ashtu dhe me njerëzit e tjerë të dashur. Për të marrë vendime në martesë ai është i prirur të marrë mendimet e të tjerëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat