Si t'i japësh fund zënkës me të, bazuar në shenjën e saj/tij të horoskopit!

Life style

Si t'i japësh fund zënkës me të, bazuar në shenjën e saj/tij të horoskopit!

Më: 2 maj 2021 Në ora: 08:31
Foto ilustrim

Dashi: Jepuni hapësirë dhe qëndroni të qetë

Një Dash është kokëkrisur dhe i prirur ndaj ndezjeve impulsive të zemërimit dhe emocioneve. Për fat të keq, ata janë gjithashtu të njohur për gadishmërinë që kanë për t'u përfshirë në konflikt. Mos i gjykoni shumë fort për impulsivitetin e tyre, sepse i kapërcejnë gjërat shpejt. Nëse u jepni hapësirë për të marrë frymë derisa të qetësohen, shanset janë që ata të kenë harruar se për çfarë nisi zënka. Ama, mund të rikujtohen prap ca ditë më vonë. Ughhh!

Demi: Kujtojini që nuk po shkoni askund

Gjithçka që një Dem besnik dëshiron të dijë është se ju kujdeseni mjaftueshëm për ta zgjidhur me të vërtetë konfliktin. Edhe nëse keni faj, një Dem është i gatshëm të falë nëse mund të vërtetoni se marrëdhënia që ndani është më e rëndësishme për ju sesa të fitoni debatin apo "të keni të drejtë". Kujtojini që keni dashuri të pakushtëzuar për ta në çdo kohë dhe një Dem do t'i harrojë të gjitha.

Binjakët: Komunikoni qartë dhe me respekt

Nëse mendoni se do të zgjidhni një konflikt me një Binjak duke i injoruar ata, vazhdoni ëndërroni. Kjo shenjë ajri ka të bëjë me komunikimin, dhe nëse nuk jeni të gatshëm të jeni të sinqertë dhe të flisni me ta, Binjakët s'e kanë problem të vazhdojnë jetën sikur ju nuk ekzistonit. Ata nuk janë të njohur për mbajtjen e inateve, kështu që nëse mund ta kaloni krenarinë tuaj, gjithçka do të funksionojë.

Gaforrja: Tregoni që ju interesojnë ndjenjat e tyre

Me një zemër kaq të ndjeshme, ndjenjat e një Gaforreje lëndohen gjithmonë gjatë një sherri. Pavarësisht se kush ka faj, ata mërziten po njësoj. Nëse shfaqni ndjeshmëri për gjendjen e tyre shpirtërore dhe një gadishmëri për të qenë të mirë me ta, një Gaforre do t'ju përgjigjet gjithmonë pozitivisht.

Luani: Mundohuni të kuptoni perspektivën e tyre

Luani i zjarrtë është një shenjë fikse, kështu që ata janë shumë kokëfortë në këndvështrimin dhe idenë e tyre. Kjo është arsyeja pse, për fat të keq, mund të varet nga ju që të kapërceni hendekun dhe ta vendosni veten në vendin e tyre. Megjithëse mund të mos keni faj, një Luan thjesht dëshiron të dijë që ju i kuptoni dhe respektoni ndjenjat dhe opinionet e tyre. Jepu atyre këtë mirëkuptim dhe do të keni një fillim të mbarë.

Virgjëresha: Diskutoni për problemin me ta në mënyrë logjike dhe racionale

Virgjëresha analitike nuk i përgjigjet mirë papjekurisë emocionale dhe taktikave manipuluese. Nëse mund të shfaqni anën tuaj të historisë me prova logjike dhe fakte për ta mbështetur atë, një Virgjëreshë do të detyrohet të "çarmatoset". Asaj s'i pëlqejnë lojërat dhe është e kotë të përpiqeni të luani me të.

Peshorja: Mendoni një zgjidhje apo kompromis që funksionon për të dy

Gjëja më e rëndësishme për një Peshore është drejtësia. Pavarësisht se kush ka faj, ata natyrshëm shpresojnë që "drejtësia të vihet në vend". Nëse jeni të gatshëm të diskutoni situatën nga të gjitha anët dhe të vini në një kompromis diplomatik me një Peshore, nuk ka asnjë arsye pse gjërat të mos zgjidhen. Mos harroni se Peshoret e urrejnë konfliktin dhe ata ndoshta janë po aq të etur për të ndaluar luftën sa ju.

Akrepi: Jini të gatshëm të jeni "ai që hap rrugë"

Kur një Akrep ka një mendim (qoftë të drejtë apo të gabuar), përpjekja për ta ndryshuar mund të jetë po aq e pamundur sa lëvizja e maleve. Nëse jeni të gatshëm të gëlltisni krenarinë dhe të bini dakord për kushtet e tyre, Akrepi ndoshta do e pranojë më vonë se e kishte gabim. Nëse e kundërshtoni me ç'të mundeni që në fillim, gjërat s'do jenë dhe aq mirë.

Shigjetari: Mos e merrni personale gjithçka që ata thonë

Gjatë një përleshjeje, një Shigjetar zakonisht thotë shumë gjëra të vrazhda, që fatkeqësisht edhe mund t'ju lëndojnë. Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se ata po përpiqen të lëndojnë ndjenjat tuaja apo se i mendojnë me të vërtetë ato që thonë. Jepuni kohë dhe kuptoni që e kanë më shumë me veten, sesa me ju.

Bricjapi: Kërkoni falje për pjesën tuaj dhe shpresoni që ata ta pranojnë 

Nëse po luftoni me një Bricjap, do ta dini se ata nuk tërhiqen lehtë. Edhe nëse e dinë që kanë faj, ata nuk kënaqen kur marrin anën e askujt, përveç anës së tyre. Sidoqoftë, nëse të paktën mund të kërkoni falje për mënyrat në të cilat keni kontribuar në këtë "luftë", një Bricjapi mund t'i duket sikur ka fituar. Për sa kohë që ata nuk largohen duke u ndjerë si humbës, një Bricjap është i gatshëm të harrojë.

Ujori: Thuaji që dëshiron të bësh paqe, por mos ushtro presion

Ndërsa Ujori është një shenjë ajri që ka nevojë për komunikim, njerëzit e kësaj shenje janë gjithashtu të njohur për t'u zhdukur kur gjërat bëhen të vështira. Më mirë lërini të marrin kohën që u duhet, por gjithsesi bëjini me dije se doni që çdo zënkë sado e vogël të mbarojë.

Peshqit: Kërkoni falje dhe thoni që u lodhët nga zënkat

Edhe gjatë një zënke, Peshqit nuk e humbasin kurrë anën e tyre të butë. Nëse përpiqeni ta zgjoni më shumë këtë anë, gjërat janë në anën tuaj.  Edhe pse janë emocionalë gjatë debateve, ata me siguri dëshirojnë ta lënë situatën të shkojë po aq sa ju.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat