Mundeni të mbillni livandë nga degëzat e saj, por sigurohuni që vendi ku mbillni të ketë dritë të mjaftueshme

Life style

Mundeni të mbillni livandë nga degëzat e saj, por sigurohuni që vendi ku mbillni të ketë dritë të mjaftueshme

Më: 2 maj 2021 Në ora: 11:25
Foto ilustrim

Kjo bimë shumë e bukur dhe aromatike do të lulëzojë në dheun që kullohet mirë edhe nëse u ekspozohet një sasie të madhe të rrezeve të diellit brenda dite

Nëse e mbillni në saksi, atëherë është më mirë të mbillni në një enë sa më të madhe.

Ju gjithashtu mund të rimbillni livandën duke përdorur degëzat e saj tashmë të rritura.

Pritini një degëz livande 7 deri në 10 centimetra nga fundi i saj. Zgjidhni degë të shëndetshme që nuk kanë sytha mbi to dhe me ngjyrë të mirë.

Hiqni gjethet e poshtme me thikë. Mbilleni atë direkt në kopsht ose në një vazo të madhe lulesh.

Image

Është e rëndësishme që dheu të jetë me cilësi të mirë dhe që uji të mund të kullojë mirë.

Livanda i do shumë rrezet e diellit, prandaj përpiquni ta mbillni në një vend ku do të ketë mjaft diell.

Përdorni pleh organik për lule një herë në javë.

Ujiteni rregullisht, por kini kujdes të mos e teproni. Pas rreth dy muajsh, livanda juaj duhet të rritet në një kaçubë të bukur, aromatike.

Nëse e mbillni në kavanoza, rekomandohet që të jenë sa më të mëdhenj, sepse livanda ka rrënjë të mëdha dhe të forta. Mund ta mbillni edhe në dy kavanoza, në mënyrë që më e vogla të jetë në atë më të madhe, që të arrihet kullimi i mirë, dhe në të njëjtën kohë të ruhet bima për periudha më të ftohta.

Në kopshte, është ideale që të mbillet në tokë më të lartë, por është e rëndësishme që së pari të gërmohet dhe të kullohet. Në tokë balte, livanda vështirë se do të lulëzojë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat