“Zhurmat e fëmijëve janë muzika e shtëpisë”

Life style

“Zhurmat e fëmijëve janë muzika e shtëpisë”

Më: 2 maj 2021 Në ora: 17:05
Foto ilustrim

Për fat të keq ne këtë muzikë të jetës dhe vazhdimësisë nuk e durojmë dot. Kujtoni shprehjet . “pushoni se na shurdhuat”, “na nxorën mendjen” dhe mund të vazhdoj duke rreshtuar shprehjet e bezdisë nga zërat e fëmijëve.

Kur do të vendosim ta braktisim këtë mënyrë të sjelluri, këtë mungesë të shijimit të zërave të fëmijëve dhe shmangien e shprehjeve etiketuese e bezdisëse për fëmijët. Kjo mënyrë e të perceptuarit të zërit dhe sjelljeve të fëmijëve si bezdi, na bën keq të dy palëve.

Fëmijëve ua vrasim fëmijërinë, ndërsa veten e fiksojmë në një gjendje mërzie e bezdisje.

Të dyja këto gjendje, janë shkaktare për zbehjen e kënaqësisë, për raporte problematike si me veten, me tjetrin, por edhe me njeri-tjetrin (prind-fëmijë) e deri te sëmundjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat