“Çfarë të bën të lumtur?” Pyetja që duhet t’ua bëjmë herë pas here fëmijëve tanë

Life style

“Çfarë të bën të lumtur?” Pyetja që duhet t’ua bëjmë herë pas here fëmijëve tanë

Më: 2 maj 2021 Në ora: 17:06
Foto ilustrim

Vë bast se nuk i pyesim kurrë. E harrojmë, e marrim si të mirëqenë. Mendojmë se ata nuk mund ta dinë, sepse janë shumë të vegjël. Mendojmë se e dimë se çfarë është më e mira për ta. Përkundrazi, vendosim kriteret për lumturinë dhe i zbatojmë ato ndaj tyre, duke justifikuar se janë për të mirën e tyre.

Por e mira e tyre është vetëm ajo që i bën ata të lumtur, cilado qoftë ajo. Duhet guxim për të bërë një pyetje të tillë, sepse përgjigja mund të mos përshtatet me parashikimet tona. Në të vërtetë, përgjigja nuk do të jetë kurrë ajo që ne mendojmë, sepse ata kanë një tjetër kokë, një tjetër zemër, një tjetër mënyrë të jetuari dhe një tjetër jetë për të jetuar.

Ne nuk mund ta dimë se çfarë është më e mira për fëmijët tanë. E vetmja e mirë e tyre është që ata të gjejnë veten, të tregojnë se kush janë në të vërtetë dhe të realizojnë talentet e tyre.

E vetmja e mirë e tyre është se janë ajo që i bën ata të lumtur.

E cila është edhe e mira jonë e vetme, të jetë ajo që i bën ata të lumtur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat