Do merrni një qen? Këto janë racat e përshtatshme për familje

Life style

Do merrni një qen? Këto janë racat e përshtatshme për familje

Më: 3 maj 2021 Në ora: 07:09
Foto ilustrim

Fëmijët i duan kafshët, të paktën pjesa më e madhe e tyre, pasi kurioziteti që kanë për to dhe fakti që kafshët janë shumë të dashura, i bën të jenë veçanërisht të lidhur pas tyre. Shumë prindër me siguri janë përballur me pyetjen: Kur do e marrim një qen në shtëpi? E nëse e keni menduar t’ua plotësoni këtë dëshirë, ne ju këshillojmë të zgjidhni një prej këtyre racave të qenëve.

Nëse nuk doni të shpenzoni para duke trajnuar qenin tuaj të preferuar, apo që ta bëni atë të jetë më i shoqërueshëm e gjëra të ngjashme, ju këshillojmë të zgjidhni një nga këto rracat. Nëse jeni familje me fëmijë të vegjël, opsion i mirë janë:

Golden Retriever, Saint Bernard, Irish Setter, German Shpherd, Labrador ose Newfoundland. Këta qenë kanë karakter të qetë dhe nuk reagojnë ashpër nëse fëmija gjatë lojës i tërheq veshin apo bishtin. Një nga qentë që ka reagim të kundërt është Chihuahua që bëhet shumë agresive kur i prishet terezia.

Image

Ndërsa qen shumë të përshtatshëm në madhësi mesatare për familjen, janë: Pug, Bull Terrier, Boxer, Beagle dhe Dalmatian.

Dhe për ta mbyllur, sugjerimet e rracave të qenve të vegjël në trup përfshijnë: Poodle, Maltese, Corgi, French Bulldog dhe Cavalier King.

Image

Bëni shumë kujdes me fëmijët dhe mësojini t’i duan kafshët dhe t’i trajtojnë me respekt. Nuk është e vështirë që një fëmijë të dojë një qen, ama nëse nuk bëni një punë të mirë, mund ta kushtëzoni shumë këtë marrëdhënie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat