12 këshilla që mund të bëni për të lehtësuar ndjesinë e vetmisë

Life style

12 këshilla që mund të bëni për të lehtësuar ndjesinë e vetmisë

Më: 3 maj 2021 Në ora: 08:36
Foto ilustrim

Vetmia e zgjatur mund t’ju rëndojë emocionalisht, duke e bërë jetën të duket e zymtë dhe e pakuptimtë

Mund të shkaktojë gjithashtu simptoma fizike, duke përfshirë dhimbje, probleme me gjumin dhe një përgjigje të dobët imunitare.

Kur duket e pamundur t’u shpëtoni ndjenjave të vetmisë, të lidhura me pandeminë ose jo, këto 12 këshilla mund t’ju ndihmojnë.

Pranojeni: Herën tjetër që vetmia fillon të dalë në sipërfaqe, pranojeni ashtu siç vjen. Mund të vendosni muzikë dhe të merreni me diçka për të hequr mendjen, të shfletoni fletoret e vjetra, të lexoni poezi, ose thjesht të uleni dhe pajtoheni me ndjenjat dhe qëllimet personale.

Mbusheni shtëpinë me zë: Kur ndjeni vetmi, hapësira boshe mund ta përkeqësojë. Tingulli ndihmon në mbushjen e hapësirës së mjedisit dhe mendimet tuaja, duke i bërë më pak të mbingarkuara.

Qëndroni në kontakt: Synoni të lidheni rregullisht me njerëzit e rëndësishëm në jetën tuaj, qoftë edhe një mesazh i shpejtë.

Shfrytëzoni në maksimum ndërveprimet: Mënyra se si e kaloni kohën me të tjerët mund të sjellë një ndryshim të madh. Ndonjëherë, thjesht mund të keni nevojë për ndonjë shoqëri dhe të ndiheni mirë duke parë një film me një mik apo duke ndarë mendime gjatë punës.

Dilni jashtë: Një ndryshim i mjedisit mund t’ju shpërqendrojë dhe t’ju ndihmojë të largoni vetminë.

Flisni për ndjenjat: Emocionet kanë tendencën të mblidhen nën sipërfaqe dhe të shtohen kur nuk pranohen. Shprehja e ndjenjave me zë të lartë, sidoqoftë, shpesh mund të ndihmojë në zvogëlimin e fuqisë së tyre për të shkaktuar shqetësime.

Jepuni një mundësi gjërave krijuese: Aktivitetet krijuese si arti, muzika dhe shkrimi ndihmojnë shumë njerëz të përballen me izolimin dhe të largojnë ndjenjat e vetmisë.

Një kafshë shtëpiake: Nëse keni menduar gjithmonë për një kafshë shtëpiake, ndoshta tani është koha e duhur. Një kafshë shtëpiake mund të mos jetë në gjendje të flasë, por ç’rëndësi ka kjo. Prania e një krijese tjetër mund t’ju ngushëllojë dhe studimet kanë treguar për efektet pozitive të pranisë së tyre.

Largohuni nga rrjetet sociale: Teksa rrjetet sociale shpesh duken si një mënyrë tërheqëse për të ruajtur lidhjet me të dashurit, ndonjëherë mund të rrisin ndjenjat e vetmisë.

Bëni diçka që doni: Vetmia mund t’i pushtojë mendimet deri në atë pikë sa të jetë e vështirë të mendoni për ndonjë gjë tjetër, përfshirë gjërat që ju pëlqejnë zakonisht. Mos neglizhoni hobin tuaj të preferuar.

Kujtojini vetes se nuk është e përhershme: Sado ndjesi e vështirë të jetë, vetmia nuk do të zgjasë përgjithmonë. Pranimi i këtij fakti ndonjëherë mund të sjellë lehtësim.

Kërkoni ndihmë: Nëse asgjë nuk funksionon, kërkoni ndihmën e një terapisti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat