Sipas njerëzve, këto janë shenjat e para që tregojnë se ke përballë një person të keq

Life style

Sipas njerëzve, këto janë shenjat e para që tregojnë se ke përballë një person të keq

Më: 3 maj 2021 Në ora: 18:57
Foto ilustrim

1. "Kur ata nuk marrin përsipër asnjë lloj përgjegjësie për veprimet e tyre. Pavarësisht në çfarë situate ndodhen, është gjithmonë faji i dikujt tjetër."

2. "Kur ti i jep dikujt para borxh dhe ata as nuk e mendojnë të ti kthejnë mbrapsht.  Çfarë ju thotë mendja këtyre njerëzve?"

3. "Kur zbulojnë rreth teje një informacion shumë personal dhe ta përdorin kundër në mes të njerëzve të tjerë."

4. "Kur dikush është dëgjues i keq, por do të flasë shumë për veten. Duket si diçka e vogël, por është mungesë e theksuar empatie. Eshtë një shenjë e hershme e të qënit toksik."

5. "Kur flasin me ty vetëm kur i leverdis atyre dhe s'janë kurrë të lumtur për suksesin e të tjerëve."

6. "Kur thonë shpesh që janë njerëz pa filtra. Këta kanë tendencën të sillen keq me njerëzit sepse "ashtu janë ata".

7. "Dikush që manipulon njerëzit duke përdorur kërcënime të tipit "do vras veten". Grupi më i rrezikshëm."

8. "Nëse në çdo fjali të tyre ka "jam njeri i mirë" me siguri nuk janë njerëz të mirë."

9.  "Për mua, të gjithë ata që thonë se nuk do të ndryshojnë kurrë nuk janë njerëz të mirë. Më duken sikur refuzojnë të rriten dhe përmirësohen."

10. "Kur janë të pasjellshëm pa arsye me kamerierët apo punonjësit e çdo shërbimi tjetër."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat