5 arsye pse kolegët po e humbasin besimin tek ju

Life style

5 arsye pse kolegët po e humbasin besimin tek ju

Më: 4 maj 2021 Në ora: 07:46
Foto ilustrim

Ndryshimi i disa sjelljeve të vogla tek ju, mund të bëjë që të tjerët të humbasin besimin tek ju edhe fare pa e kuptuar.

Ja se cilat mund të jenë disa prej tyre:

Mendoni se jeni perfekt dhe nuk kërkoni ndihmë, madje as mendim – Pranojeni ndihmën nga të tjerët dhe pyesni për gjëra që nuk i dini. Kjo nuk ju bën juve më pak të aftë apo më të dobët se kolegët e tjerë.

Nuk mbani përgjegjësi për gabimet – Një gjë e tillë është shumë herë më e keqe sesa fakti i të pranuarit se gabuat.

Bëni premtime të cilat e dini që s’do t’i realizoni – Nëse e dini që nuk mund ta realizoni atë, më mirë tregohuni të sinqertë dhe mos bëni premtime boshe.

Ankoheni vazhdimisht – Te gjithë ankohemi, për një gjë apo për një tjetër, dhe nuk ka asgjë të keqe në këtë drejtim. E keqja fillon kur koj bëhet në vijimësi.

Krijoni përherë situata konfliktuale – Secili prej nesh ka momente në të cilat nuk ndihet në humor, por kjo nuk do të thotë që një gjendje të tillë t’ia transmetoni edhe kolegëve të tjerë, pasi kjo pa diskutim do t’ju çojë drejt krijimit të situatave konfliktuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat