Manikyri natyral, trendi i ri në Hollivud

Life style

Manikyri natyral, trendi i ri në Hollivud

Më: 4 maj 2021 Në ora: 20:03
Foto ilustrim

Thonjtë me ngjyrë të kuqe apo me ngjyrë të kaltër, të ndezur, po konsiderohen si ngjyrat që do të jenë trendë, mirëpo kohëve të fundit kemi parë një stil më të nënvlerësuar, që ka filluar të bëhet shumë i fuqishëm.

'Manikyri i zhveshur' është njëri nga trendët më të fuqishëm, meqë ekspertët thonë që thonjtë e 'palyer', sikurse edhe thonjtë me nuanca neutrale, kanë filluar të përdoren shumë. Artistja e manikyrit, Leah Light, që ka punuar me një sërë të famshmesh, përfshirë këtu edhe Katy Perry, Rita Ora,

Taylor Swift dhe Pamela Anderson, përkundër faktit që është e 'dashuruar' në ngjyrat e zjarrta të thonjve, ka thënë që ngjyrat bezhe dhe neutrale, janë duke u përdorur shumë, duke u shndërruar kështu në një trend të madh. "Për çdo gjë ne fillimisht merremi vesh në studio dhe me klientë.

Gjithçka ka të bëjë me shëndetin e thonjve, andaj ne duam të sigurohemi që thonjtë, përveçqë duken bukur, do të jenë të shëndoshë. Andaj, manikyri 'i zhveshur' është shumë lehtë të arrihet sepse ka të bëjë me pastërtinë dhe me thonj që duken krejtësisht natyralë, të cilët nuk kanë nevojë për llak të thonjve, për t'u dukur bukur", ka thënë Light. Ndonëse manikyri natyral i thonjve është i mjaftueshëm për ta arritur këtë dukje, Light e ka theksuar faktin që edhe llaku i thonjve mund të përdoret. Ajo më pas ka shtuar që ndër ngjyrat, të cilat mund të përdoren, pa ia humbur kuptimin manikyrit natyral, janë ngjyra bezhe dhe ngjyra rozë e çelët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat