Prindër, e mira nuk nxitet e zhvillohet duke kërcënuar e etiketuar por me durim, butësi dhe duke gjetur fjalën e kohën e duhur

Life style

Prindër, e mira nuk nxitet e zhvillohet duke kërcënuar e etiketuar por me durim, butësi dhe duke gjetur fjalën e kohën e duhur

Më: 5 maj 2021 Në ora: 13:45
Foto ilustrim

Turpi është një emocion që duhet njohur e trajtuar me shumë vëmendje. Ky emocion po nuk u menaxhua mirë, gjymton direkt ndjeshmërinë dhe identitetin e njeriut në përgjithësi dhe të fëmijës në veçanti. Kujdes prindër, kur i drejtoheni fëmijës tuaj me shprehjet: “turp të kesh” apo “s’ke turp”.

Shkencëtarët që merren me studimin e pasojave të turpit dhe të ndjenjës së fajit, e përcaktojnë gjendjen që përjeton fëmija, si zhbërje e deri vdekje e figurës prindërore. Kur fëmija përballet me një prind të ashpër, kërcënues dhe etiketues që për çdo veprim e gjykon fëmijën, automatikisht aktivizohet ndjenja e  turpit e cila “tërheq” me vete dhe ndjenjën e fajit.

Këto dy ndjenja të gërshetuara së bashku bëjnë që fëmija të ndihet i vetëm dhe i tmerruar nga përballja me flakjen që prindi pa e ditur provokon me sjelljen e tij. Fëmija i pushtuar nga frika dhe pa rrugëzgjidhje, pasi prindërit për të janë ekzistenca e tij, pëson një gjendje të barabartë me ngrirjen.

Kujdes prindër, e mira nuk nxitet e zhvillohet duke kërcënuar e etiketuar por me durim, butësi dhe duke gjetur fjalën e kohën e duhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat