Tregoni kujdes për to, ja si t’i mbroni flokët nga dielli

Life style

Tregoni kujdes për to, ja si t’i mbroni flokët nga dielli

Më: 5 maj 2021 Në ora: 15:56
Foto ilustrim

Ashtu si lëkura, flokët tuaj kanë nevojë për kujdes të veçantë kur ekspozohen në diell, pasi rezultatet mund të jenë më të këqija nga sa mendoni.

Megjithëse ndryshimet në flokë kur ekspozohen në diell nuk janë mjaft të dukshme, rrezet e tyre u shkaktojnë dëme të konsiderueshme, të cilat më pas do t’ju duhet t’i menaxhoni. Për të shmangur një situatë kaq të pakëndshme, ajo që mund të bëni është të parandaloni duke ndjekur hapat më poshtë.

Ashtu si lëkura, flokët tuaj kanë nevojë për kujdes të veçantë kur ekspozohen në diell, pasi rezultatet mund të jenë më të këqija nga sa mendoni.

Prisni flokët rregullisht

Nëse i prisni flokët rregullisht, do të siguroheni që ato janë në gjendje të mirë dhe se ka më pak rrezik për ndarje të majave dhe kështu, më pak vuajtje nga efektet e diellit mbi to.

Hidratimi i duhur

Sigurohuni që flokët tuaj të qëndrojnë gjithmonë të hidratuar. Megjithëse nuk do të jeni në gjendje të shmangni çdo dëmtim të shkaktuar nga dielli në flokët tuaj, përdorimi i rregullt i kremit të flokëve do t’ju ndihmojë të rivendosni lagështinë e nevojshme për të qenë të shëndetshëm.

Thoni jo tharëses së flokëve

Nxehtësia do ta përkeqësojë gjendjen, prandaj përpiquni të mos përdorni mjete që i ekspozojnë flokët tuaj në nxehtësi.

Vendosni kapele

Vendosja e një kapele do t’i mbajë flokët tuaj larg rrezeve të dëmshme UV.

Mundohuni të mos lagni flokët tuaj

Klori dhe kripa madje mund të rrisin efektet e diellit, kështu që kur jeni në plazh ose në një pishinë mundoheni të mos lagni flokët, përndryshe ato do të dëmtohen. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat