Dashuria është e vetmja gjë në botë që nuk lëndon…!

Life style

Dashuria është e vetmja gjë në botë që nuk lëndon…!

Më: 6 maj 2021 Në ora: 23:13
Foto ilustrim

Disa thonë se dashuria dhemb, budallallëqe! Vetmia dhemb. Refuzimi dhemb. Humbja e dikujt dhemb. Xhelozia dhemb. Ego-ja e fryrë dhemb. Të mos i ngatërrojmë. Në fakt, dashuria është e vetmja gjë në këtë botë që mund të mbulojë të gjitha dhimbjet. Dashuria është e vetmja gjë në botë që nuk dëmton.

Dashuria është të pranosh, të falësh, të “përthithësh”. Dashuria është të kthehesh nga puna dhe një buzëqeshje e një përqafim po të pret (edhe një gjellë e gatuar mirë). Dashuria është të kesh një shpatull për të pushuar dhe një “Mos u shqetëso, gjithçka do të shkojë mirë!”.

Dashuria është të bashkohen e të ndjehen dy njerëz si dy të plotë – jo gjysma – për të ndërtuar një botë të re, botën e tyre. Dashuria është të të simpatizojnë, të interesohen e të kujdesen për ty. Dashuria është të ndjesh dy duart që të mbështjellin…, është porti yt. Dashuria është të të shikoj në sy dhe të ndjehesh i/e dashur…

Sepse…, dashuria është e vetmja gjë në botë që nuk lëndon…!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat