Ja pse nuk ju zë gjumi në një vend të ri

Life style

Ja pse nuk ju zë gjumi në një vend të ri

Më: 8 maj 2021 Në ora: 18:04
Foto ilustrim

Fenomeni që përjetoni kur do të flini në një vend të ri, por s’ju merr gjumi, njihet si “efekti i natës së parë” (first night effect – FNE). Ky efekt është i mirënjohur mes studiuesve të gjumit.

Rezulton se kur flini në një vend të ri, të panjohur, truri juaj e njeh atë si një mjedis potencialisht të rrezikshëm dhe nuk ju lejon të bini plotësisht në gjumë. Me fjalë të tjera, ne kemi vështirësi të flemë gjumë sepse, ashtu si delfinët, vetëm një hemisferë e trurit tonë pushon kur flemë në një vend të ri. Yuka Sasaki, një nga shkencëtarët e universitetit Brown, thotë se “truri ynë mund të ketë një sistem miniaturë të asaj që kanë balenat dhe delfinët”.

Një ekip shkencëtarësh nga universiteti Brown rekrutoi 35 vullnetarë të shëndetshëm: I ftoi ata të kalonin 2 netë në një laborator, me një javë hapësirë midis netëve dhe hulumtoi më pas aktivitetin e trurit.

Studiuesit gjetën një asimetri në thellësinë e gjumit midis pjesëve të majta dhe të djathta të trurit. Hemisfera e majtë nuk ishte në një gjendje gjumi aq të thellë sa ajo e djathtë dhe ishte më e prekshme dhe e ndjeshme ndaj tingujve të ndryshëm. Një javë më vonë, gjatë natës së dytë në laborator, thellësia e gjumit midis hemisferave ishte shumë më simetrike.

Edhe pse FNE, si fenomen, është mjaft interesant, mund të sjellë shumë telashe për ata që e përjetojnë vazhdimisht. Mungesa e gjumit mund të shkaktojë probleme si mbipesha, presioni i lartë i gjakut ose diabeti – megjithatë, nuk është dhe kaq problematike sa duket. Studiuesit sugjerojnë disa truke praktike që do t’ju ndihmojnë të kapërceni FNE dhe të flini mirë pa marrë parasysh se ku e kaloni natën. Qëllimi është ta bëni vendin të ngjajë me dhomën tuaj të gjumit.

– Sillni diçka të njohur: jastëkun tuaj, pizhamet tuaja të preferuara, ose një pije të nxehtë që bëni zakonisht para se të flini.
– Mbani rutinën tuaj të zakonshme të gjumit: përpiquni të shkoni në shtrat në të njëjtën kohë dhe të ndiqni ritualet e zakonshme rutinore që ndiqni në shtëpi.
– Mos mendoni se “oh jo si do më zërë gjumi”, por mendojeni si “sa me fat jam që kam mundësinë të fle këtu”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat