Qeshni sa më shumë- do të keni përfitime të mëdha shëndetësore

Life style

Qeshni sa më shumë- do të keni përfitime të mëdha shëndetësore

Më: 9 maj 2021 Në ora: 00:49
Foto ilustrim

Kur qeshim, menjëherë fillojmë të ndihemi ndryshe dhe fytyra dhe muskujt fillojnë të tkurren. Në fakt, shenjat që jep trupi ofrojnë një sërë përfitimesh shëndetësore. Bright Side ka renditur disa arsye pse duhet të qeshni gjithmonë

Do të filloni të digjni më shumë kalori.

E qeshura aktivizon shumë organe të ndryshme. Një nga ato organe janë muskujt tuaj, ata fillojnë të relaksohen. Kur qeshni muskujt e barkut fillojnë të zgjerohen dhe tkurren, gjë që është shumë e ngjashme me atë kur jeni duke ushtruar.

Lehtëson stresin

E qeshura lehtëson stresin në çast. E qeshura çliron kimikatet e ndjeshme që janë përgjegjëse për disponimin të mirë. Kjo do të thotë që pas një të qeshure do të ndiheni mirë në përgjithësi.

Mund të ulet presioni i gjakut

Të qeshësh shumë mund të ndihmojë enët e gjakut dhe të rrisë rrjedhën e gjakut. Kjo mund t’ju mbrojë nga problemet e zemrës. Përveç kësaj, hulumtimet kanë treguar se, në disa njerëz, e qeshura mund të ulë presionin e gjakut.

Do të merrni frymë më mirë

Frymëmarrjet e thella mund të na japin një sasi të mirë oksigjeni dhe në një mënyrë interesante për ta bërë këtë është nëpërmjet të qeshurës. Kur qeshim, mushkëritë hapen dhe marrim frymë më gjatë për të siguruar oksigjenin që nevojitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat