Studim i ri: Konsumimi i kafesë para stërvitjes ndihmon në djegien e dhjamit

Life style

Studim i ri: Konsumimi i kafesë para stërvitjes ndihmon në djegien e dhjamit

Më: 9 maj 2021 Në ora: 08:45
Foto ilustrim

Jeni duke menduar se si të digjni më shumë dhjamë, gjatë ushtrimeve gjimnastikore? Shkencëtarët kanë zbuluar se konsumimi i një filxhani kafe para stërvitjes, ndihmon në përshpejtimin e djegies së dhjamit në trup. Shkencëtarët nga Universitetit i Granadës në Spanjë, kanë zbuluar se konsumimi i kafeinës, gjysmë ore para ushtrimeve gjimnastikore rrit ndjeshëm nivelin e djegies së dhjamit.

Kuvendi - Ndryshon Kodi Rrugor: Kolaudimi i mjeteve çdo dy vjet, gjoba më të rënda për dritat, shpejtësinë, celularin

Hulumtuesit, në studimin e tyre, të botuar në revistën "Journal of the International Society of Sports Nutrition", u përpoqën të përcaktojnë nëse edhe në çfarë sasie kafeina rrit djegien e dhjamit gjatë stërvitjes. Në studim morën pjesë 15 burra, duke bërë testin e ushtrimeve 4 herë, me pushime 7 ditore midis stërvitjeve. Ata konsumuan 3 miligramë kafeinë në orën 8 të mëngjesit dhe në orën 5 të pasdites. Kushtet para çdo ushtrimi ishin përcaktuar në mënyrë rigoroze dhe u llogarit djegia e yndyrës gjatë ushtrimit.

Rezultatet e studimit

"Rezultatet e studimit tregojnë se konsumimi i kafeinës 30 minuta para ushtrimeve aerobike maksimizon djegien e yndyrës gjatë stërvitjes", thotë një nga autorët e studimit, Dr. Amaro. Sidoqoftë, nivelet e djegies ishin më të larta në pasdite sesa në mëngjes, për orë të barabarta abstenimi nga ushqimi dhe ushtrimesh gjimnastikore. Pra,gjetjet e studimit sugjerojnë se kombinimi i konsumimit së kafeinës me ushtrimet aerobike me intensitet të moderuar pasdite, ndihmon në djegien e dhjamit  të tepërt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat