Ju ka trokitur vetmia derën? Këto janë tri mënyrat që ju tregojnë si ta menaxhoni atë

Life style

Ju ka trokitur vetmia derën? Këto janë tri mënyrat që ju tregojnë si ta menaxhoni atë

Më: 9 maj 2021 Në ora: 08:46
Foto ilustrim

Të gjithë kalojmë momente në jetë ku dëshirojmë të qendrojmë vetëm dhe të reflektojmë rreth jetës, vetes  dhe çështjeve tona personale. Por kur vetmia zgjat më shumë, atëherë ajo  kthehet në depresion dhe ankth.  Çdo problem që na vjen në jetë është i shoqëruar edhe nga zgjidhjet. E njëjta gjë vlen dhe  për vetminë. Sipas psikologëve, ekzistojnë praktika specifike, për t'a kontrolluar atë.

Ai e shpëtoi nga vdekja, dhe ranë në dashuri, historia më e bukur që keni lexuar

1. Ripërcaktoni konceptin e vetmisë

Ndjenja e vetmisë mund të lind kur ndiheni të izoluar dhe nevojat tuaja për ndërveprim shoqëror dhe lidhje sociale nuk plotësohen. Të gjithë kanë nevoja të ndryshme për bashkëveprim. Sidoqoftë, është e rëndësishme të mos e shohim vetminë domosdoshmërisht  si diçka të pakëndshme, pasi ajo na jep mundësinë për të reflektuar, raporton Ora News.

2. Vendosni muzikë të qetë në shtëpi         

Kur jeni vetëm në shtëpi dhe ndiheni keq, atëherë tingujt dhe meloditë do t'ju ndihmojnë të ndiheni më mirë dhe ta harroni vetminë. Ju do të  jeni nën shoqërinë e tingujve dhe notave muzikore. Muzika mund t'ju frymëzojë.

3. Ndryshoni mjedis

Ndryshim i mjedisit ju tërheqë vëmendjen dhe ju ndihmon të zvogëloni ndjenjën e vetmisë.

Koha në natyrë ju ndihmon gjithashtu në lehtësimin e luhatjeve të humorit dhe rritjen e mirëqenies suaj mendore, edhe nëse bëhet fjalë për një shëtitje  të thjesht në park.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat