Përse qumështi me çaj jua mban dhëmbët e bardhë?

Life style

Përse qumështi me çaj jua mban dhëmbët e bardhë?

Më: 9 maj 2021 Në ora: 10:44
Foto ilustrim

Për shumicën e njerëzve, një gotë me çaj të mirë nuk është e kompletuar pa e përzier me qumësht. Dhe tani konsumuesit e qumështit mund të jenë të lumtur sërish, pasi që një studim ka gjetur se nëse qumështin e shtoni në çaj parandalon ndotjen e dhëmbëve, apo përfshirjen e tyre nga njollat.

Madje, ishte më efektive se sa vetë pastat e ndryshme për pastrimin e dhëmbëve, e madje sipas disa studimeve, ishte më efektiv se disa zbardhues.

'Çaji është pija e dytë më e konsumuar në mbarë botën dhe mënyra se si përgatitet ndikon në njollosjen e dhëmbëve', thotë Dr Ava Chow, nga universiteti "Alberta".

Aq më shumë që e oksidoni, aq më të larta dhe më të forta do të jenë njollat. 'Por, ne kemi zbuluar se shtimi i qumështit në çaj redukton mundësinë që dhëmbët të mbesin me njolla apo të ndotur', thotë ajo. Dr Chow ka zbuluar se kazeina, proteina kryesore në qumësht, ngurtëson taninën në çaj dhe parandalon njollat që të mbesin në dhëmbë. Ajo kishte analizuar ngjyrën e dhëmbëve dhe i kishte incizuar ata, para se t'i kalonte përmes procesit të "njollosjes". Kjo përfshinte vendosjen e dhëmb[ve që kishin konsumuar vetëm çaj, si dhe dhëmbët që kishin konsumuar çaj të përzier me qumësht. Pas 24 orëve ishte vërtetuar se kafeina, proteina në qumësht, kishte ndikuar në reduktimin e njollave në dhëmb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat