Bëjeni vetë kremin më të mirë hidratues në botë

Life style

Bëjeni vetë kremin më të mirë hidratues në botë

Më: 9 maj 2021 Në ora: 10:55
Foto ilustrim

Ua sjellim recetën për një krem të mrekullueshëm hidratues, të cilin mund ta përdorni për fytyrë dhe trup, e besohet se, në këtë mënyrë, këtë krem e ka bërë edhe një mjek antik grek. Këtë krem mund ta përdorni edhe për heqjen e grimit, por edhe për parandalimin e rrudhave.

PËRBËRËSIT

1 lugë mjaltë - 8 lugë dyllë të gërryer të bletëve - 200 ml vaj bajamesh - ½ të filxhanit ujë të trëndafilit Në një enë të vogël, në një temperaturë tepër të ulët, shkrijeni mjaltin dhe dyllin në vaj, e më pas lëreni përzierjen që të ftohet paksa.

Në përzierjen e dyllit me vaj qitni pikëpikë ujin e trëndafilit, derisa ta fitoni dendësinë e dëshiruar. Përziejeni kremin edhe për disa minuta dhe qiteni në kavanoza të pastër, duke e mbyllur dhe ruajtur në vend të ftohtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat