Sipas gjenetistëve “seksi i dobët” nuk është femra

Life style

Sipas gjenetistëve “seksi i dobët” nuk është femra

Më: 9 maj 2021 Në ora: 15:22
Foto ilustrim

Pamundësia për të bërë fëmijë apo steriliteti është njëlloj i përhapur si të meshkujt edhe te femrat, sipas gjenetistëve. Në 50 % të rasteve që çiftet nuk bëjnë dot fëmijë, shkaku është burri dhe në 50 % të rasteve është gruaja.

Ai që shkakton sterilitetin te meshkujt është një çrregullim në kromozomin seksual Y. Për shkak të këtij kromozomi, sëmundjet gjenetikë shfaqën më shpesh tek meshkujt sesa tek femrat.

“Natyra e ka mbrojtur më tepër femrën”, thonë gjenetistët.

Femra ka dy kromozome X dhe, nëse njëri prej tyre qëllon më defekt, ajo vazhdon të jetë e shëndetshme. Vetëm nëse të dy kromozomet X kanë defekt, atëherë shfaqen probleme.

Ndërsa meshkujt kanë vetëm një kromozom X të cilin e kanë marrë nga nëna dhe, defekti i tij e bën mashkullin automatikisht bartës të sëmundjes së trashëguar.

Në këtë kuptim “seksi i dobët” nuk është femra, por mashkulli.

Vitet e fundit kromozomi Y po shfaq më tepër defekte, dhe ndryshe nga defekti në kromozomin X, defekti në kromozomin Y shfaqet në çdo rast, pra personi nuk mund të jetë mbartës i shëndetshëm i defektit gjenetik. Ai do të jetë doemos i sëmurë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat