8 gjëra që bëjnë çiftet që kanë një bashkëjetesë të lumtur

Life style

8 gjëra që bëjnë çiftet që kanë një bashkëjetesë të lumtur

Më: 9 maj 2021 Në ora: 21:17
Foto ilustrim

Bashkëjetesa është një vendim që mund të forcojë ose prishë një lidhje. E gjithë koha që çifti kalon së bashku mund të ndihmojë në forcimin e lidhjes së tyre, por ndërveprimi 24/7 gjithashtu i ekspozon ata ndaj shumë gjërave të mira e të këqija. Të jetosh së bashku mund të tingëllojë si një punë e madhe, por ka disa mënyra që çiftet të kapërcejnë sfidat së bashku.

Bright Side tregon disa sekrete që ju dhe partneri juaj të mbani një marrëdhënie të qetë. Më poshtë do të gjeni 8 gjëra që çiftet bëjnë për të pasur një jetë të lumtur dhe të qetë së bashku.

1. Ata bien dakord për udhëzimet dhe oraret

Nga krijimi i një kalendari të gjërave që duhen bërë, deri tek diskutimi i orareve të gjumit dhe kufijve personalë, çiftet duhet të bëjnë kompromis dhe të përcaktojnë udhëzimet për të jetuar së bashku.

Sipas një sondazhi, zakonet e këqija të tualetit gjithashtu mund të shkaktojnë ndarje. Pra, të biesh dakord mbi disa rregulla është shumë e rëndësishme. Kush ka përparësi në mëngjes? Kapaku i tualetit duhet të jetë lart ose poshtë? Këto gjëra në dukje të vogla janë të domosdoshme për një bashkëjetesë harmonike.

2. Ata ndajnë punët e shtëpisë

Një studim vuri në dukje se 56% e të anketuarve të martuar besojnë se ndarja e punëve të shtëpisë është shumë e rëndësishme për një martesë të suksesshme. Kjo vlen edhe për çiftet që jetojnë së bashku. Partnerët mund të krijojnë sistemin e tyre për caktimin e detyrave, varësisht nga aftësitë dhe oraret e tyre. Ata gjithashtu mund të bëjnë disa punë së bashku si një formë e lidhjes produktive.

3. Ata flasin për paratë

Ashtu si punët, shpenzimet e shtëpisë duhet të konsiderohen përgjegjësi të përbashkëta. Çiftet duhet të diskutojnë se si planifikojnë të ndajnë faturat, varësisht nga pagat e tyre individuale. Biseda e parave duhet të përfshijë gjithashtu borxhet e tyre të papaguara dhe qëllimet financiare.

Partnerët duhet të jenë gjithmonë të sinqertë në lidhje me çështjet e parave për të shmangur problemet e besimit. Shoqata Amerikane e Psikologjisë ndan këshilla se si të shmangen zënkat financiare, që përfshijnë të ulurit rregullisht për të riparë shpenzimet dhe planet e kursimeve.

4. Ata mësojnë se si t’i trajtojnë zakonet e bezdisshme të njëri-tjetrit

Kur çiftet fillojnë të jetojnë së bashku, është momenti kur ata vënë re zakonet e bezdisshme të njëri-tjetrit. Një mënyrë që çiftet të shmangin zënkat është gjetja e mënyrave për të rregulluar këto zakone të bezdisshme.

5. Ata kanë ritualin e tyre të veçantë

Një artikull nga Journal of the Association for Consumer Research thotë se çiftet që bëjnë rituale së bashku, përjetojnë më shumë emocione pozitive dhe kënaqësi më të madhe nga marrëdhëniet.

Këto momente të përbashkëta mund të jenë gjëra minimale si të punoni së bashku, të qetësoheni në divan ndërsa shikoni një film etj.

6. Ata i japin hapësirë njëri-tjetrit për të kaluar edhe kohë veçmas

Bashkëjetesa nuk do të thotë se duhet të kaloni çdo çast së bashku. Të marrësh frymë dhe të kalosh kohë vetëm është e shëndetshme edhe për marrëdhëniet. Vetmia na lejon të reflektojmë për shumë gjëra, përfshirë veten tonë, dhe mund të na ndihmojë të bëhemi më të mirë për njerëzit tanë të rëndësishëm.

7. Ata vendosin rregulla bazë për mysafirët e shtëpisë

Çiftet kanë nivele të ndryshme komoditeti kur bëhet fjalë për familjen dhe miqtë e partnerit të tyre, prandaj është e rëndësishme të vendosni rregulla bazë për mysafirët. Ata duhet të bien dakord se kush mund të vijë, kur është koha ideale dhe sa mund të qëndrojnë.

8. Ata përpiqen të zgjidhin konfliktet e tyre – dhe jo gjithmonë duhet të ndodhë para se të shkojnë në shtrat

Çiftet mund ta bëjnë shtëpinë e tyre një hapësirë ??të sigurt emocionale, duke krijuar një mjedis pozitiv dhe duke zgjidhur të gjitha konfliktet. Sipas psikologut social Amie M. Gordon, Ph.D., këshilla “Asnjëherë mos shkoni në shtrat i zemëruar” është e vjetëruar. Njerëzit e stresuar dhe të rraskapitur janë më të prirur të reagojnë negativisht. Gordon rekomandon “shtypjen” e butonit të pauzës dhe fjetjen, nëse është e nevojshme. Konfliktet trajtohen më mirë kur të dy partnerët janë në një formë optimale mendore dhe në kushte optimale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat