Mos u ndjeni aspak keq: 10 pyetje që s’keni pse t’iu përgjigjeni nëse nuk doni

Life style

Mos u ndjeni aspak keq: 10 pyetje që s’keni pse t’iu përgjigjeni nëse nuk doni

Më: 9 maj 2021 Në ora: 21:26
Foto ilustrim

E keni parasysh atë momentin kur ndjeni se dikush po ju vë me shpatulla pas muri, dhe pse jo fizikisht? Pas një buzëqeshjeje aspak të sinqertë, po ju bën aq shumë pyetje sa duket sikur ju po fshihni një krim dhe “detektivi” po përpiqet të marrë vesh diçka.

Epo, kthjellohu pak. Ti s’ke pse të përgjigjesh për gjithçka, vetëm se s’do të dukesh e pasjellshme. Mëso të thuash “jo” sepse ndonjëherë, ca njerëz nuk kuptojnë ndryshe. Ka disa pyetje, të cilave thjesht mund të mos iu përgjigjeni sepse jo të gjithë duhet të dinë gjithçka.

#1 – Çfarë pune bën bashkëshorti yt? Po prindërit në punë janë ë?

#2 – Kush të ndihmoi që u fute te kjo puna e mirë?

#3 – Ti beqare akoma ë?

#4 – Po kështu për fëmijë keni ndonjë plan? Po tjetrin kur do e bëni? Hajde, bëni dhe një fëmijë tani dhe jeni ok!

#5 – Po pse s’e ushqen me gji fëmijën ti?

#6 – Këtë shtëpinë do e blini apo do futeni me qera?

#7 – Ende me vjehrrën jeton ti?

#8 – Po ju, akoma s’jeni martuar? Çfarë po prisni?

#9 – Suksese në punën e re, sa e kishe rrogën?

#10 – Po ajo kushërira/shoqja/tezja/halla akoma me atë tipin është apo u ndanë ata?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat