Studim: Shenjat që tregojnë papjekuri tek një mashkull

Life style

Studim: Shenjat që tregojnë papjekuri tek një mashkull

Më: 10 maj 2021 Në ora: 05:55
Ilustrim

Një studim mbi ndryshimet e pjekurisë mes burrave dhe grave, zbuloi se burrat janë ende 'të papjekur' edhe në fund të 30-ave dhe në të 40-at e tyre.

Sipas studimit, mosha mesatare në të cilën gratë arrijnë pjekurinë është 32 vjeç. Tetë në dhjetë gra besojnë se: 'burrat ngelen gjithmonë si fëmijë.'

Studiuesit arritën në përfundimin se pjekuria e trurit karakterizohet nga një zhvillim afatgjatë i rrjeteve funksionale dhe strukturore, që shtrihen deri në moshën e rritur.

Studimi synonte të zbulonte se cilat funksione ndryshojnë gjatë procesit të maturimit dhe cilat mbeten konstante. Studiuesit ekzaminuan trurin e 121 pjesëmarrësve të moshës 4 deri në 40 vjet përmes MRI(magnetic resonance imaging).

Rezultati tregoi se megjithëse truri i grave dhe i burrave, ka të njejtin potencial për të funksionuar në jetën e përditshme, burrat shpesh shfaqin një vonesë në zhvillimin afatgjatë, të rrjeteve funksionale në krahasim me gratë.

Një nga konkluzionet e studimit është se gratë janë më të mprehta në mendime, kjo është ndoshta arsyeja pse thuhet se burrat 'piqen' më vonë se gratë.

Profesori Eduardo Calixto, i cili punon në Universitetin Amerikan në Meksikë, ka realizuar në një artikull shkencor, se gratë shpesh tregojnë efikasitet më të mirë dhe janë më të mprehta në disa aspekte.

Sipas studiuesit, kjo ndodhë për shkak të dallimeve hormonale midis dy gjinive.

Disa shenja që tregojnë se një burrë është ende 'i papjekur':

-Ha fast-food pas mesnate.

-I varur pas lojërave 'video-game'.

-Nget makinën shumë shpejt, duke u përpjekur të garojë me një makinë tjetër.

-Qëndron i heshtur gjatë një debati.

-Nuk është në gjëndje të gatuaj dhe ushqimet më bazike.

-Nuk i pëlqen të flasë për veten e tij.

-Urren librat, pasi ka mungesë përqendrimi.

-Ndryshon shpesh punën.

-Tregon vazhdimisht se si vajzat tërhiqen nga ai.

-Qendronë gjatë i veshur me pizhama.

-Përdorë fjalë të pista në çdo moment.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat