Nëse ju mundon vapa, ja si mund ta mundeni atë

Life style

Nëse ju mundon vapa, ja si mund ta mundeni atë

Më: 10 maj 2021 Në ora: 11:07
Foto Ilustrim

Rritja e temperaturës edhe deri në 41 shkallë Celsius, sikur që paralajmërohet për këtë vikend, shkakton skuqje dhe tharje të lëkurës, rritje të pulsit të zemrës dhe frymëmarrje sipërfaqësore.

Këto janë simptomat e goditjes nga dielli. Nëse këto simptoma alarmuese injorohen, atëherë pason ligështia, fishkëllima në veshë, alivanosja, e në fund edhe koma e vdekja. Goditja e diellit është ajo gjendje kur organizmi nuk mund ta ulë temperaturën e vet, e cila paraqitet kur koka dhe qafa janë të ekspozuar ndaj rrezeve të forta e të nxehta të diellit. Ja pija izotonike, të cilën është mirë ta përdorni në raste të tilla.

Përzieni gjysmë litri ujë me gjysmë litri lëng natyror pemësh, pa sheqer dhe ftoheni mirë e mirë.

- Përzieni 200 ml lëng pemësh me 800 ml ujë dhe 1 gram kripë, duke e lënë më pas që të ftohet mirë. - Përziejeni gjysmë litri uji të nxehtë me 50 deri 70 g sheqer, 200 ml lëng natyror, pa sheqer dhe të freskët dhe 1 gram kripë, si dhe lëng pemësh. duke e lënë që të ftohet mirë e mirë. - Përzieni 35 deri 40 gramë mjaltë të bagremit, apo livadhit, lëngun e gjysmës, apo të një limoni të vogël, një të katërtën lugë të gjellës kripë. Ftoheni mirë pasi që të shkrihet mjalti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat