A ekziston diçka si të qenit i sinqertë brutalisht? Arsyetimi i njerëzve për ofendimet që bëjnë

Life style

A ekziston diçka si të qenit i sinqertë brutalisht? Arsyetimi i njerëzve për ofendimet që bëjnë

Më: 10 maj 2021 Në ora: 13:52
Foto Ilustrim

Të gjithë e kemi dëgjuar nga dikush, por sa është arsyetim i vlefshëm ky?

Të gjithë kemi opinione dhe mendime për tema apo persona të ndryshëm, dhe jo gjithmonë i shprehim sepse shpeshherë mund të jenë diçka jo shumë e mirë për të bërë.

Për shembull nëse ti ke veshur një këmishë të shëmtuar, disa persona nuk do ta përmendin fare, disa do ta komplimentojnë, dhe disa do të gjejnë një mënyrë sa më të butë dhe të sjellshme për të thënë se nuk është aq e bukur.

Por disa persona vendosin të përdorin ndonjë fjali si “e ke këmishën kot fare dukesh qesharak” apo “po të isha ti do më vinte turp të dal nga shtëpia ashtu”.

Këta njerëz janë ata që me shumë gjasë iu thonë të gjithë miqve të vetë se janë të sinqertë brutalisht. Epo një gjë si sinqeriteti brutal nuk ekziston dhe ky është vetëm një arsyetim për të ofenduar të tjerët pa pasoja.

Dhe sigurisht, nëse ti lëndohesh nga fjalët e tyre do të pasoj fjalia “po të them për të mirën tënde, ti e di që jam miku yt”.  Këta janë tipat e personave që duhet të shmangni në shoqëri sa më shumë.

Ata sjellin shumë pasoja për shëndetin tuaj mendorë, duke iu ulur vetëbesimin, guximin, lirinë dhe duke iu bërë të ndjeheni sikur keni nevojë për ta dhe për këshillat e tyre “të sinqerta”.

Ky tip i njerëzve nuk ka aftësi shoqërore dhe nuk interesohen se a lëndojnë ndjenjat e personave të tjerë. Janë të pasjellshëm dhe e mbulojnë këtë duke thënë se janë të drejtpërdrejtë.

Ata nuk kërkojnë falje dhe thonë se “Jam ky që jam, nuk mund të ndryshoj sepse nuk më pëlqen të gënjejë të tjerët. e bëjë për të mirën e tyre!”. Sinqeriteti është gjë e mirë, mirëpo nganjëherë edhe gënjeshtrat mund të jenë më të mira.

Ose të paktë, zgjedhja e fjalëve më të buta, në atë mënyrë që do të doje të ta thoshte dikush ty. Nëse po gjeni veten në këtë artikull, epo, ndoshta është koha të ndryshoni disa tipare tuajat.

Mund të duket se nuk është gjë e keqe, por në fakt ka pasoja afatgjata në shëndetin mendorë të personave që ndikohen nga këto fjalë.

Ata gjithmonë do të ndihen sikur nuk janë mjaftueshëm, sikur po bëjnë gabime dhe nuk janë të zgjuar mjaftueshëm për të marrë vendime për jetën e tyre pa këshillën e personave të tjerë.

Para se të jepni një këshillë me sinqeritet brutal, mendoni edhe një herë: a do të donit që dikush të ua jap një këshillë në atë formë, apo do të lëndoheshit nga ajo? 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat