Pse nuk duhet të jeni të fiksuar me lidhjet dhe pse është plotësisht në rregull të jeni beqarë

Life style

Pse nuk duhet të jeni të fiksuar me lidhjet dhe pse është plotësisht në rregull të jeni beqarë

Më: 10 maj 2021 Në ora: 14:29
Foto Ilustrim

Disa me zgjedhe të vetë, disa nga fati i keq, por të gjithë duhet të jenë të lumtur edhe beqarë!

Shpeshherë, mund të keni hapur Instagramin në telefon, dhe gjëja e parë që shihni është fotografia e një mikes që është fejuar. E bukur, apo jo? Të shkon mendja ndoshta të mendosh se “a thua a do të përjetoj edhe unë këtë” ose “sa do të doja të gjeja edhe unë dikë tani”.

Epo nuk ka asgjë të keqe që të jesh beqar. Sigurisht kur dëgjon ato historitë e bukura, shihni ato fotografitë e çifteve tek udhëtojnë botën bashkë apo çfarëdo qoftë, mund të iu bëjë të ndjeheni vetëm. Por kjo nuk do të thotë se keni diçka që iu mungon, apo se nuk e meritoni të jeni të lumtur. Sekreti i lumturisë qëndron së pari pas të qenit të lumtur edhe vetëm.

Nëse ju nuk jeni të lumtur me veten do të jetë thuajse e pamundur të gjeni lumturi me dikë tjetër. Sigurisht, mund të jetë bukur për një javë, një muaj apo një vit, por nëse nuk jeni rehat me veten, nuk e kuptoni plotësisht veten dhe nuk jeni të lumtur, ju nuk do të mund të keni një lidhje të mirëfilltë apo afatgjatë me dikë tjetër.

Platformat sociale me apo pa vetëdije vazhdimisht e promovojnë jetën në çift si kulmin e lumturisë, dhe kjo nuk është e vërtetë. Nëse jeni beqar nuk do të thotë se diçka nuk është rregull me juve, do të thotë se thjeshtë nuk keni gjetur personin e duhur akoma. Fiksimi pas idesë së lidhjeve mund të iu qoj në shumë gabime.

Nga dëshira të mos jeni vetëm ju mund të filloni një lidhje toksike, duke mos vënë re të gjithë shenjat paralajmëruese, ose ndoshta do të injoroni ato dhe të mendoni se mund ta ndryshoni atë person, shkruan lajmi.net. Por gjërat nuk funksionojnë në këtë mënyrë, ju vetëm lëndoheni, dhe si përfundim jeni përsëri vetëm, por këtë herë me një zemër të thyer dhe të ndrojtur që do ta bëjë më të vështirë për juve që të gjeni personin e duhur.

Mund ta keni dëgjuar shpeshherë nga personat që çmenden pas gruas apo burrit të vetë teksa thonë “Nuk e prisja fare, rashë në dashuri pa e vënë re”, dhe në fakt ndodhë kështu për shumicën që përfundojnë së bashku. Kjo ndodhë sepse kur ju jeni të lumtur me veten dhe gjithçka në jetën tuaj, një person i ri mund të futet lehtësisht dhe ju do ta njihni atë për personin që është, pa pasur shtysa nga dëshira të gjeni një partner.

Nëse ju po përpiqeni të gjeni një partner, ju mund të bëni zgjedhjen e gabuar sepse do të vendosni të nisni një lidhje romantike me personin parë që përmbush sado pak standardet tua. Në këtë mënyrë, ju do të përpiqeni të mjaftoheni me më pak sesa keni nevojë me të vërtetë, dhe si do të përfundoj kjo të gjithë e dimë.

Është në rregull të jesh vetëm, dhe të jesh i lumtur me atë që je dhe atë që ke! Kjo do të iu garantoj lumturinë jo vetëm si beqar por edhe në çift. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat