Mund të jeni lidhur me një 'çun mami' dhe s'e dini akoma

Life style

Mund të jeni lidhur me një 'çun mami' dhe s'e dini akoma

Më: 10 maj 2021 Në ora: 18:10
Foto ilustrim

S'ka asgjë që s'shkon me djemtë e mamit, nëse keni durimin dhe dëshirën për t'i llastuar gjatë gjithë kohës. Sidoqoftë, fillimisht hidhini një sy shenjave më poshtë.

1. Ose jeton me prindërit, ose jeton më vete dhe prapë, rrobat ia lan mami

Ai s’di të gatuajë për veten, s’di të pastrojë dhe shtëpia e tij është një rrëmujë e paparë. Nuk jeton më me prindërit vetëm sepse do një shtëpi që të sjellë lirisht të dashurën, por dreqi e mori, nëse s’di të bëjë një vakt për veten e tij, s’mund të bëjë diçka për së mbari për ty.

2. Ti dyshon se po flet me ndonjë tjetër, por në fakt... është thjesht në bashkëbisedim intensiv me mamin. Tërë kohës.

Sigurisht që të gjithë flasim me prindërit, i kemi miq në Facebook (ndonjëherë edhe e shmangim këtë), por jo pa pushim. Nëse ai bashkëbisedon intensivisht me të ëmën në telefon, do të thotë se është i varur prej saj. Sepse çdo bisedë e rëndësishme me prindërit dikur mbaron, kurse këshillat “vishu, lahu, pi ilaçe”, nuk mbarojnë asnjëherë.

3. E merr çdo vendim në bazë të këshillave të saj

Ato historitë: “zgjodha këtë shkollë se i pëlqente mamit”, ose bisedat telefonike të tipit: “Ok, ma, po porosis perime të ziera”, tregojnë se ajo ka pakëz më tepër kontroll se ç’do të duhej mbi të. Ai mund edhe ta fshehë këtë pjesë, por është lehtësisht e kuptueshme.

4. Mami i tij nuk bën kurrë asnjë gabim

Mos guxo të kundërshtosh ndonjë këshillë që ia ka dhënë ajo. Mund të mos ju kundërshtojë haptas, por në fund, do të veprojë përsëri sipas mënyrës së saj.

5. Pret që ti të jesh si ajo

Ajo është “standardi i artë” i gruas që ai kërkon të ketë në krah, dhe do t’ju krahasojë vazhdimisht me të ëmën. Mund të mos e shprehë troç, por e tregon përmes kritikave për mënyrën si vishesh, krihesh, çfarë porosit në restorant apo edhe shkolla që ke zgjedhur.

6. Është i llastuar

Përfiton nga përkujdesja që i jep e ëma, dhe nuk ndihet në faj. Ia lë asaj edhe detyrat që mund t’i bëjë fare mirë vetë. Madje pret edhe nga ty të bësh të njëjtën gjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat