Mos je agresiv/e dhe nuk e di? Ca pyetje që duhet t'i bësh vetes!

Life style

Mos je agresiv/e dhe nuk e di? Ca pyetje që duhet t'i bësh vetes!

Më: 10 maj 2021 Në ora: 21:09
Foto ilustrim

Ka shumë mënyra për të kuptuar agresivitetin. Sigurisht, agresiviteti mund të jetë një mënyrë adaptive për të parandaluar që të tjerët të na shkaktojnë dëm. Por agresiviteti është gjithashtu një strategji - edhe pse joproduktive - për dëmtimin dhe manipulimin e të tjerëve.

Megjithatë, para se të fajësojmë të tjerët për këtë, le të kujtojmë se ekziston një përbërës biologjik i agresivitetit, që mund të shkaktohet nga një përgjigje stresi tepër aktive. Në këtë kuptim, është një reagim normal ndaj ndjenjava të pasigurisë dhe kërcënimit. Ndoshta një nga aspektet më të këqija të agresivitetit është se ai mund të kthehet në një sjellje e zakonshme.

Si ta kuptoni nëse jeni agresivë? Ja disa shenja:

- A bullizoni ose intimidoni të tjerët me qëllim, përmes zemërimit ose refuzimit, sidomos nëse s'ju plotësohen këreksat tuaja?

- A refuzoni të thoni "më fal" për veprimet tuaja agresive?

- A mbani inat, refuzoni të flani të tjerët për fyerje të vërteta ose të përceptuara?

- A ndiheni të izoluar nga shoqëria dhe të mërzitur me të tjerët, nëse s'bien dakord me ju?

- E gjeni veten duke bërtitur nga nervat edhe për gjëra të vogla?

- A evitoni ndërveprimin me njerëz të tjetër që nuk bien dakord me pikëpamjet tuaja?

Me gjithë këto probleme që lidhen me agresvitetin, a ka ndonjë mënyrë për të përmirësuar ose zvogëluar efektet e tij?

Përgjigja është po, sepse hulumtimet tregojnë se ne mund të mësojmë të anashkalojmë përgjigjet agresive. Në fakt, disa studime tregojnë se trajtimet "e bazuara në vëmendje" mund të jenë efektive në zvogëlimin e sjelljes agresive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat