​Çanta e dorës për gra në formë aeroplani, kushton sa një aeroplan

Life style

​Çanta e dorës për gra në formë aeroplani, kushton sa një aeroplan

Më: 11 maj 2021 Në ora: 18:01
Foto ilustrim

Çanta në formë avioni e Louis Vuitton kohët e fundit është bërë virale pasi raportohet se kushton më shumë sesa një aeroplan i përdorur me një motor.

Çanta nga koleksioni i këtij viti ndau mendime në rrjetet sociale, si dhe shumë krijime të tjera të tij deri më tani.

Ajo u prezantua në janar, por vetëm kohët e fundit u ra në sy për shkak të çmimit marramendës prej 39 mijë dollarësh.

Megjithëse fotografitë kanë qarkulluar në internet për disa muaj, ato vetëm kohët e fundit tërhoqën më shumë vëmendje, kur një përdoruese e Twitter sugjeroi që mund të blihej një aeroplan i përdorur për të njëjtat para.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat