Lëvizja e re e planeteve sjell lajme të mira për të gjitha shenjat. Më në fund!

Life style

Lëvizja e re e planeteve sjell lajme të mira për të gjitha shenjat. Më në fund!

Më: 12 maj 2021 Në ora: 08:47
Ilustrim

Hëna e re në Dem këtë muaj do të na shtyjë të relaksohemi më shumë dhe do nxitemi nga dëshira për të udhëtuar. Megjithatë çdo gjë me karat sepse Jupiteri do na e mbledhë një çik e për këtë arsye duhet të kemi kujdes me kohën që zgjedhim për të udhëtuar dhe harxhimin e parave.

Dashi – Do mësoni të vlerësoni atë çfarë keni këtë periudhë në ndikim të Hënës së re. Sigurohu që po vazhdon në rrugën e duhur dhe me gjërat e duhura për të ecur përpara.

Demi – Nëse jeni ndjerë të përtuar në fillim të majit, Hëna e re do t’ju japë pikërisht fuqinë që ju duhet për të ecur përpara. Koha për një veshje të re ose model të ri flokësh.

Binjakët – Do fokusoheni tek ndikimi që kanë patur të tjerët tek ju dhe duhet të keni kujdes, të mos fajësoni dikë padashur. Pikat tuaja të forta dhe të dobta do t’ju ndihmojnë të kuptoni më mirë veten.

Gaforrja – Kjo Hënë e re do t’ju nxisë që të socializoheni, të manifestoni qëllimet dhe dëshirat tuaja. Mbase do të jetë e vështirë ta gjeni çfarë po kërkoni, por do keni ndihmën e njerëze pranë jush.

Luani – Një energji e re ju pret dhe duhet të mësoheni me ndryshimet që do ndodhin në jetën tuaj. Mund të jetë ndryshim në karrierë, që do t’ju bëjë të arrini jetën që doni.

Virgjëresha – Është koha për të bërë një udhëtim dhe për të mësuar më shumë. Qoftë me këmbë, me makinë apo me autobus, është koha për të udhëtuar e për të mësuar gjëra të reja.

Peshorja – Këtë muaj do keni më shumë nevojë për ndihmë nga të tjerët dhe nuk ka asgjë të keqe. Për më tepër nuk do keni problem ta gjeni atë sepse njerëzit rreth jush do ju tregojnë që kujdesen për ju.

Akrepi – Dashuria është në ajër dhe do keni më shumë nevojë se kurrë këtë muaj. Do dukeni të dëshirueshëm dhe aktraktivë. Shfrytëzojeni këtë për të arritur atë që dëshironi.

Shigjetari – Jupiteri ju ka vendosur limite në udhëtime, por Hëna e re ju shtyn të merrni një udhëtim. Tregoheni të zgjuar dhe mos merrni vendime të nxituara.

Bricjapi – Është koha që të merrni pak pushim dhe Hëna e re ju jep mundësnë për kënaqësi dhe qejf. Megjithëse Saturni do t’ju pengojë ta çlironi veten plotësisht, do kënaqni veten.

Ujori – Me Hënën e re, do t’i dedikoheni familjes. Nëse puna dhe jeta e përditshme nuk ju kanë lënë kohë që të kaloni me familjarët, tani është koha.

Peshqit – Këtë herë zëri juaj duhet të dëgjohet. Muajt e fundit i ke kaluar duke menduar, por Hëna e re do t’ju bëjë të shprehni veten. Ndihuni krenarë me atë që dini dhe do mbusheni me hijeshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat