Tri këshilla për të sapodiplomuarit

Life style

Tri këshilla për të sapodiplomuarit

Më: 13 maj 2021 Në ora: 07:43
Foto ilustrim

Diplomimi është një përvojë e madhe për të gjithë. Ju jeni në botën reale me një sërë mundësish për të zgjedhur.

Nëse ju jeni gati për të përqafuar të ardhmen me potencialin e saj të plotë, rezultati do të jetë dukshëm më i dobishëm.

Gjeni më poshtë disa këshilla çka të bë bëni menjëherë pasi jeni diplomuar. Gjeni një pozicion në përputhje me nevojat tuaja dhe më pas filloni të kontrolloni. Filloni të kërkoni duke përdorur emrin e industrisë apo fjalë të tjera kyç.

1. Bëni CV-në tuaj gati

Ky është një dokument 1 apo 2 faqe ku gjithçka fillon duke theksuar përvojat dhe kualifikimet tuaja në një mënyrë të qartë, koncize dhe kritike.

Shkrimi – Punëdhënësit harxhojnë 20 deri në 30 sekonda duke lexuar CV-në tuaj, kështu ajo duhet të jetë e rregullt dhe e lehtë për t’u lexuar.

CV të përshtatshme për çdo aplikim – Kjo mund të tingëllojë si një proces që konsumon kohë, por duke bërë përpjekje për një CV që i përshtatet kërkesave të çdo pune të veçantë që ju aplikoni, mund të rritet ndjeshëm mundësia për të siguruar një intervistë.

Kujdes gabimet – Është shumë e thjeshtë të bëni gabime në CV-në tuaj, por është shumë e vështirë për t’i riparuar ato. Kontrolloni gramatikën dhe kalojani CV-në miqve të besuar apo anëtarëve të familjes.

2. Bëni letrën e motivimit gati

CV-ja liston pikat tuaj të forta kurse letra e motivimit do t’i sjellë ato në jetë duke ju dhënë mjaft mundësi për t’i bërë marketing vetes.

Mësoni për punëdhënësin – Kërkoni për kompaninë, mësoni për kulturën e tyre dhe nevojat e biznesit. Kjo do të ndihmojë të tregojë gatishmërinë tuaj për të mësuar dhe sjelljen tuaj proaktive që në intervistën e parë.

Tregohuni pasionant – Mundohuni të bëni punë vullnetare dhe këto do ju ndihmojnë të kaloni hendekun e mungesës së eksperiencës.

Kuptoni çfarë kërkon pozicioni – Kuptojeni qartë se çfarë kërkon pozicioni dhe jepni shembuj nga jeta juaj që ju jeni kandidati ideal për pozicionin.

3. Pyetje, pyetje, pyetje

Bëni pyetje – Ju gjithmonë duhet të keni disa pyetje për intervistuesin për të treguar interesin tuaj për pozicionin. Përgatisni një minimum prej 5 pyetjesh, të cilat mund t`ju japin më shumë informacion për punën, kulturën dhe qëllimet e kompanisë.

Kujdesuni për veshjen – Paraqitja është e rëndësishme. Sigurohuni që të keni këpucë të pastra, rroba të përshtatshme dhe aksesorët e duhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat