Një listë me gjëra që ai do t'i mbajë sekret: Duhet të shqetësohesh?

Life style

Një listë me gjëra që ai do t'i mbajë sekret: Duhet të shqetësohesh?

Më: 13 maj 2021 Në ora: 08:20
Foto ilustrim

Le ta fillojmë me gjëra të lezetshme, për ta përfunduar me ato më pak të lezetshmet...

1 Ndonjë surprizë që ai po ju përgatit. Nëse nuk jetoni bashkë kjo është e thjeshtë, por kur ju jetoni bashkë kjo do të jetë e vështirë, mbase do ai duhet ta varrosë diku dhuratën.

2. Pornografia. Falë teknologjisë tani është shumë më e lehtë për t’u fshehur, por në fund të ditë s'ka asgjë për t'u shqetësuar.

3. Numrin e femrave me të cilat ka fjetur. Njerëzit frikësohen nga ky numër. Edhe nëse ky numër mund të jetë shumë i ulët ose shumë i lartë, ka shumë mundësi që ai të të gënjejë në bazë të asaj të cilës partnerja mendon.

4. Ai do t’ju fshehë se po vazhdon të ndjekë disa vajza seksi në llogarinë e tij në Instagram. Ndoshta nuk ka ndonjë qëllim të veçantë, por kjo të çon të mendosh vetëm diçka.… ose mund të ndodh që ndoshta ai ka harruar t’i fshijë nga Instagrami.

5. Ai do t’ju fshehë që ka 10 minuta që nuk po ju dëgjon. I duhet të bëjë rolin sikur ju dëgjon edhe pse ju po përsërisni vetveten me ato që thoni. Kështu ai do t’ju gënjejë në mënyrë që të mos tregojë se nuk e ka idenë se për çfarë po flisni.

6. Që duhet të shkojë në tualet për nevojat personale sepse ky është takimi juaj i dytë. Nëse ai shkon në tualet që në takimin e parë në shtëpinë tuaj, ka shumë mundësi që kur të iki të mos ju telefonojë më nga turpi që ndjen. Për këtë arsye shumë prej tyre nuk preferojnë të shkojnë në tualet në takimet e para me ju.

7. Bluzën që ju i keni thënë ta hedhë në plehra, por që nuk e ka bërë. Ai e mban të fshehur dhe e vesh kur nuk jeni rrotull.

8. Jua fsheh kur bëhet xheloz. Përpiqet që ju të mos e vini re këtë.

9. Ai mund t’ju fshehë disa gjëra që lidhen me ish-in e tij. Nuk dëshiron të jap detaje se si është zënë me dikë për ish të dashurën pasi ka frikë se ti mund t’i thuash se pse nuk zihet dhe për ty.

10. Ai po ju tradhëton. Disa njerëz janë shumë të mirë për t’i fshehur faktet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat