Gabimet më të shpeshta që bëni gjatë tharjes që qojnë në shkatërrimin e flokut

Life style

Gabimet më të shpeshta që bëni gjatë tharjes që qojnë në shkatërrimin e flokut

Më: 13 maj 2021 Në ora: 12:51
Foto ilustrim

Kini kujdes, këto gabime që bëni gjatë tharjes mund të shkatërrojnë flokët tuaj

A ka ndonjë gjë më të thjeshtë sesa tharja e flokëve dhe stilimi i tyre pas dushit? Mund të duket e thjeshtë, por rezulton se ky proces ka edhe truket e tij.

Këtu do të gjeni gabimet më të shpeshta që bëni teksa thani flokët.

I thani flokët vetëm me ajër të nxehtë

Të gjitha tharëset kanë nivele të ndryshme të temperaturës së ajrit dhe ky nuk është një gabim i prodhuesit. Kaloni butonin tek ajri i ftohtë për të rregulluar stilimin e flokëve. Ajri i ftohtë ngadalëson avullimin e lagështirës, që do të thotë se ondet do të zgjasin më shumë. Gjithashtu, kjo është një metodë e mirë që të mos keni ndarje të fijes së flokut në fund.

Zgjidhni drejtimin e gabuar të rrjedhës së ajrit

Thajini flokët nga rrënja deri tek fundi, në drejtimin nga rritet floku. Përndryshe, floku juaj do të ngatërrohet dhe do e keni shumë të vështirë ta krihni.

Mbajtja e tharëses shumë afër kokës

Kjo e bën flokun tuaj më të brishtë dhe mund të djegë lëkurën e kokës. Largësia e tharëses nga koka duhet të jetë 30 cm. Si ta masni? Thjesht mbajeni tharësen në distancën që përftohet kur shtrini krahun.

Nuk pastroni asnjëherë tharësen

Rrjeta në pjesën e mbrapme të tharëses mund të mbledhë shumë papastërti, pluhur, grimca të ndryshme etj. Të gjitha këto ngadalësojnë rrjedhën e ajrit, e cila çon në rritje të temperaturës brenda tharëses. Por a e dini se kjo mund të bëjë që tharësja të shpërthejë dhe të marrë flakë?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat