Kanakarët shtëpiakë bëjnë diçka të trishtuar para se të vdesin – mos i lini vetëm

Life style

Kanakarët shtëpiakë bëjnë diçka të trishtuar para se të vdesin – mos i lini vetëm

Më: 13 maj 2021 Në ora: 22:35
Foto ilustrim

Ekziston një mendim, një imazh nga i cili çdo pronar i kanakarëve shtëpiakë ikën vazhdimisht – duke ua dhënë lamtumirën kanakarit të tyre

Kjo është e pashmangshme dhe, megjithatë, ne sillemi sikur mund të shtyhet. Derisa kjo të mos ndodhë vërtet – dhe papritmas të na befasojë.

Por njerëzit në fakt duhet të përgatiten për të dhe të jenë të vetëdijshëm për jetëgjatësinë e kanakarëve shtëpiakë dhe sa e rëndësishme është të jesh pranë tyre edhe në momentet më të vështira.

Jessi Dietrich, nga Jacksonville, Illinois, ka pyetur veterinerin se cila ishte pjesa më e vështirë e punës së tij dhe përgjigjja e tij e tronditi atë thellësisht, shkruan Bored Panda.

“Mos i braktisni, qëndroni me ta deri në fund”.

Image

Nëse pronarët duhet patjetër të vënë në gjumë kanakarët e tyre, gjë që është mënyra më e zakonshme për t’u dhënë fund vuajtjeve të tyre nga sëmundjet kronike, gjërat bëhen të vështira.

– Veterineri më tha se rreth 90 për qind e njerëzve largohen nga dhoma kur kanakarëve të tyre u bëhet një injeksion dhe se kafsha e gjorë lihet vetëm të vdesë.

Kjo është arsyeja pse ata kalojnë momentet e fundit të jetës së tyre në panik, duke e kërkuar pronarin
për të marrë ngushëllim prej tij.

Postimi i saj u nda nga mbi 42,000 njerëz dhe ata të gjithë e ndanë atë për të edukuar të tjerët që të mos lënë kafshët e tyre shtëpiake në momente të vështira. Sepse, sado e vështirë të jetë për njerëzit, është edhe më e vështirë për ta. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat