Kur të bën të qash më shumë se sa kur qesh – ik, largohu!

Life style

Kur të bën të qash më shumë se sa kur qesh – ik, largohu!

Më: 14 maj 2021 Në ora: 11:11
Ilustrim

Kur ju bëjnë të qani më shumë se sa kur qeshni, ikni, largohuni! Kur lotët dhembin deri në zemër ndërsa buzëqeshjet nuk janë të dukshme për sytë, largohuni! Kur fjalët e tij të prekin më fortë se duart e tij, zhduku!

Mbylli dyert dhe dritaret! Largojeni, nxirreni nga jeta juaj! Femërore apo mashkullore, erotike apo miqësore nuk ka rëndësi! Po ju flas për njeriun, njeriun dhe dashurinë.

Njeriu që ju do, nuk ju lejon të ktheheni vetëm, të qani ose të ftoheni. Personi që ju do, nuk llogarit sakrificat ose privimet që ka bërë për ju. Njeriu që ju do, ndërton ura dhe prish mure! Tejkalon kufijtë e tij për një dëshirë tënden dhe fiton dëshirat e tij përmes teje!

Është një pendë në këmbët tuaja dhe jo një lak rreth qafës! Është një filtër në gojën tuaj dhe magji në zemrën tuaj. Fiton beteja të vështira me forcë lëvizëse – ty!

Ndryshon për ju, ai bën kompromise për ju, ai ecën me ju. Aty në anën tuaj, as më tej e as më tutje! Dëshiron të jetë aty me ju, t’ju thotë ‘po’ dhe të bëjë gjithçka që të mund t’ju mbajë dorën. Në gjithçka. E mirë, e keqe, e gabuar, serioze, qesharake, në çdo gjë! Nga më e vogla tek më e madhja! Aty për t’ju dashur dhe për të ndarë momentet e tij me ju! A ka ndonjë dhuratë më të mirë se kjo? Uroj që të gjithë ta kemi parë dashurinë në këtë mënyrë dhe jo si diçka të dhënë dhe të kapur nga egoizmi ynë!

Dashuroni pa u kujdesur, pa e ‘vrarë’ mendjen nëse ju duan!

Dashuroje njeriun tënd ashtu si ai ka nevojë ta dashurosh!

Tregoji që edhe ti ke nevojë të të dashurojë!

Dashuro fortë dhe në mënyrë shembullore që të na duan  fëmijët tanë!

Është e trashëgueshme! Dashuria dhe mënyra se si e shprehim atë transmetohet, kështu që le të jemi pak më të kujdesshëm!

Buzëqeshni dhe dashuroni!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat