Pse njerëzit po blejnë shtëpi gjatë pandemisë, edhe pse çmimet po rriten?

Life style

Pse njerëzit po blejnë shtëpi gjatë pandemisë, edhe pse çmimet po rriten?

Më: 15 maj 2021 Në ora: 15:54
Foto ilustrim

Nuk ka kaluar shumë kohë kur ekspertët e pasurive të patundshme po përgatiteshin për më të keqen.

Pandemia e coronavirusit ka shkaktuar bllokime të mëdha të disa pjesëve të botës, duke mbyllur bizneset, e cila gjë i ka kushtuar dhjetëra miliona njerëzve të humbin vendin e punës dhe ka vendosur tregun e shtëpive në një ngrirje të thellë. Numri i njerëzve që u kërkojnë huadhënësve më shumë kohë në pagesat e tyre të hipotekave u rrit ndërsa recesioni global goditi, raporton cnn.

“Vitin e kaluar menduam se do të përsëritet viti 2008”, tha Kate Everett-Allen, kreu i kërkimeve ndërkombëtare të pasurive të patundshme, Knight Frank.

Frika ishte që çmimet e shtëpive do të shembeshin, siç kishte ndodhur në mënyrë të besueshme gjatë recensioneve të kaluara ekonomike. Një rritje në falimentime dhe papunësi do të shtrëngonte të ardhurat e disponueshme dhe do të bënte të vështirë për pronarët e shtëpive me shumë borxhe të mbajnë hapin me hipotekat e tyre.

Ata që kishin një shtëpi të dytë do të detyrohen të shesin për të krijuar rezerva parash, duke bërë presion edhe më të ulët në çmime. “Në të vërtetë, asgjë nga ato nuk ndodhën”, shtoi Everett-Allen.

Image

 



Çmimet e patundshmërive po rriten në vendet e pasura

Ndër 37 vendet e pasura që përbëjnë Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), çmimet reale të shtëpive u rritën me pothuajse 7 për qind midis tremujorit të katërt të 2019 dhe tremujorit të katërt të vitit 2020 – rritja më e shpejtë nga viti në vit në dy dekadat e kaluara.

Pra, a është kjo një flluskë që do të shpërthejë? Jo, sipas Everett-Allen. Huamarrja mbetet e lirë dhe, sapo të hapen kufijtë, investitorët e huaj do të japin shtysë edhe më tej në tregjet e pronës, ku aktiviteti i blerjes është drejtuar kryesisht nga blerësit vendas, tha ajo.

Efekti COVID-19

Në një kthesë të papritur, pandemia ka rritur çmimet e shtëpive.

Kjo sepse qeveritë në të gjithë botën ndihmuan pronarët e shtëpive duke ndaluar përkohësisht ri-posedimet dhe duke siguruar triliona dollarë mbështetje për punëtorët dhe bizneset. Uljet e normave të interesit i mbajtën shlyerjet e hipotekave të përballueshme në shumë vende, ndërsa uljet e përkohshme të taksave në disa tregje nxitën blerjen e shtëpive.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat