Që tani e tutje, mos t’ju zërë më gjumi në divan: Ja pse!

Life style

Që tani e tutje, mos t’ju zërë më gjumi në divan: Ja pse!

Më: 15 maj 2021 Në ora: 23:24
Foto ilustrim

Të flesh në divan teksa filmit që po shihje po i vjen fundi është tunduese por nuk është aq perfekte sa tingëllon. Të flesh në divan s’është e shëndetshme për disa arsye:

Kolltuku juaj është “i pistë”

Divani ka një aftësi të pabesueshme për të mbledhur shumë pluhur. Nuk është për t'u habitur, ne e përdorim atë çdo ditë, hedhim thërrime mbi të dhe thjesht sjellim të gjithë pluhurin nga vendet e tjera aty. Për më tepër, edhe mysafirët tanë ulen tek to. Sigurisht, mund t’i pastroni rregullisht, por do të ishte e pamundur të hiqni qafe të gjitha mikrobet. Alergjenët, bakteret dhe sporet e mykut mund të shkaktojnë në mënyrë të pashmangshme reaksione alergjike.

Pozicioni i gjumit është i gabuar

Pavarësisht formës apo dizajnit, divanet janë krijuar për t’u ulur apo për të pushuar pak, jo për të fjetur. Nëse flini aty për shumë gjatë, do të shihni se në pak kohë do ndjeni dhimbje shpine dhe do zgjoheni ëmë të lodhur.

Jeni më të ekspozuar ndaj shpërqendrimeve

Si rregull, një shtrat i këndshëm është zakonisht në afërsi të një televizori dhe ndodhet në dhomën e ndenjes. Edhe drita më e vogël nga televizori mund të jetë arsyeja e lodhjes suaj të përgjithshme. Ju nuk e kuptoni, por jeni duke dëmtuar dhe një nga proceset më të rëndësishme të njerëzve, gjumin.

Kolltuku juaj është i parehatshëm

Nga jastëkët e vegjël, tek mbulesat apo materiali, të gjitha mund të jenë arsyeja pse po flini keq. Liria juaj e lëvizjes gjithashtu do të kufizohet. Si pasojë, pikat tuaja të presionit nuk do të lirohen kur të jetë e nevojshme. Të nesërmen në mëngjes, do të keni dhimbje të tmerrshme të shpinës ose qafës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat