Nëse ke shumë guxim dhe do të marrësh vëmendje provo të lyesh flokët ‘skunk’

Life style

Nëse ke shumë guxim dhe do të marrësh vëmendje provo të lyesh flokët ‘skunk’

Më: 16 maj 2021 Në ora: 08:44
Billie Ellish

Nga vitet ’90 është rikthyer në modë një model flokësh që dikur bënte nami, e sot ka po të njëjtin efekt.

Nuk është për të gjithë, por për ata që guxojnë më tepër, ama i ashtuquajturi ‘skunk’ garanton që do i bëjë të gjithë të kthejnë kokën nga ju. Bëhet fjalë për lyerjen e flokëve me dy ngjyra që bëjnë shumë diferencë nga njëra-tjetra. Dua Lipa ka pasur për goxha kohë një lyerje të tillë, po ashtu edhe Billie Ellish.

Ndërsa në vitet ’90 kishim Geri Halliwell nga ‘Spice Girls’ dhe Gwen Stefani që iu dhanë të gjithëve një ide për ndryshim. Rikthimi i këtij trendi po përqafohet shumë. Ama stilistët e flokëve sugjerojnë që në gjatësi mesatare ky model jep efektin më të mirë, po ashtu nuk ka kufizime në moshë.

Edhe nëse je një zonjë pas të 30-ave, do japësh imazhin më  ‘cool’ të mundshëm vetëm me një lyerje flokësh të tillë.

Me disa foto ju japim disa ide që mund t’iu shtyjnë drejt guximit për të lyer flokët ndryshe këtë verë…

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat