Të luftosh a të vraposh – Sfidat e sistemit nervor simpatik të njeriut

Life style

Të luftosh a të vraposh – Sfidat e sistemit nervor simpatik të njeriut

Më: 16 maj 2021 Në ora: 14:49
Foto ilustrim

Këto sisteme u lejojnë kafshëve të bëjnë korrektime të shpejta të brendshme, apo reagime  të shpejta pa u menduar.

Kur përballemi me një luan të egërsuar, një makinë që afrohet me shpejtësi apo me një afat të ngushtë kohor për kryerjen e detyrës, trupi i njeriut aktivizon reagimin fizik ndaj stresit që na përgatit, ose të luftojmë ose të largohemi sa më shpejt nga skena, shkruan “Livescience”.

Ky reagim i përballjes ose arratisjes komandohet nga sistemi nervor simpatik, që është një rrjet i harmonizuar strukturash të trurit, nervash e hormonesh, që nëse dalin jashtë balance mund të shkaktojnë komplikacione serioze.

Sistemi nervor simpatik është pjesë e sistemit nervor autonom, i njohur gjithashtu si sistemi nervor i pavullnetshëm. Pa udhëheqje nga ndërgjegjia e njeriut, sistemi nervor autonom rregullon funksione të rëndësishme trupore si rrahjet e zemrës, presioni i gjakut, zmadhimi e zvogëlimi i bebeve të syrit, temperatura trupore, djersitja e tretja.

Studimet sugjerojnë se disa qeliza të veçanta nervore të quajtura neurone, kontrollojnë reagime të ndryshme fizike duke komanduar veprimin e muskujve skeletorë, atyre kardiakë dhe sekrecionet e gjëndrave trupore.

Këto sisteme u lejojnë kafshëve të bëjnë korrektime të shpejta të brendshme, apo reagime  të shpejta pa u menduar.

Sistemi nervor simpatik rregullon reagimet e pavullnetshme ndaj situatave të rrezikshme apo stresuese.

Një vërshim hormonesh rrit vigjilencën e trupit duke dërguar gjak shtesë nëpër muskuj.

Frymëmarrja shpejtohet dhe oksigjen i freskët shkon në tru, ndërsa nje injektim glukoze lëshohet nga gjëndrat në gjak për një rritje të shpejtë energjie.

Ky proces ndodh aq shpejt se vetë personi nuk e kupton që po zhvillohet, thotë dokumenti i shkollës mjekësore të Harvard  siç do të ishte në rastin kur një person lëshohet menjëherë nga trajektorja e një peme që bie, pa e kuptuar se pema po bie në drejtim të tij.

Sistemi nervor simpatik nuk redukton stresin e trupit pas shembjes së pemës apo pas kalimit të rrezikut. Në këtë pikë aktivizohet një tjetër komponent i sistemit nervor autonom, që është sistemi nervor parasimpatik, i cili nis punën për qetësimin e trupit. Kjo ndodh me anë të procesit të njohur si “relaksim e kuptim”, gjatë të cilit kemi kthim në nivelet normale të presionit të gjakut, normës së frymëmarrjes dhe lëshimit të hormoneve, teksa trupi rikthehet përsëri në ekuilibër ose homeostazë.

Sistemi nervor simpatik dhe parasimpatik punojnë së bashku për të ruajtur këtë bazë normale të funksionit trupor.

Ky sistem mbështetet nga struktura në tru, në shtyllën kurrizore dhe në sistemin nervor periferik. Ndërsa receptorët në organet e brendshme të gjoksit e të barkut mbledhin informacionin nga trupi dhe e dërgojnë në tru me anë të shtyllës kurrizore e nervave të kafkës. Hipotalamusi është një strukturë e rëndësishme e trurit për rregullimin e homeostazës, e cila merr sinjalet nga trupi dhe i sinkronizon ato me reagimet e sistemit nervor autonom.

Kjo strukturë merr gjithashtu informacion nga zona më të larta të trurit si amigdala, e cila njihet gjithashtu si “truri emocional” dhe sinjalizon hipotalamusin në kohë stresi.

Hipotalamusi dërgon sinjalin e alarmit te sistemi nervor simpatik, që rrjedhimisht kalon në gjendrat e adrenalinës, të cilat prodhojnë hormonin epinefrin, i njohur edhe si adrenaline. Ky hormon aktivizon djersitjen intensive, shpejtimin e rrahjeve të zemrës dhe frymëmarrjet e shkurtra që njihen zakonisht si shenja të stresit. Nëse rreziku vazhdon, hipotalamusi dërgon një mesazh te gjendrat e adrenalinës për prodhimin e hormonit, i cili bën që reagimi ekstrem i trupit ndaj stresit të vazhdojë.

Për fat të keq super-reagimi i sistemi nervor simpatik është sindromë e disa sëmundjeve si ato kardiovaskulare ose sëmundja e zemrës ishemike, dështimi kronik i zemrës dhe tensioni i lartë i gjakut.

Shtimi i sinjaleve simpatike shkakton rritjen e tensionit të gjakut, por lidhet gjithashtu me sëmundjet e veshkave, diabetin tip II dhe Parkinson.

“Të gjithë e marrin në konsideratë sëmundjen e Parkinson në lidhje me simptomat e sistemit motor, por simptomat e sistemit autonom shfaqen shumë më herët” thotë Dr. Marina Emborg, e programit të Parkinson në Universitetin Wisconsin-Madison. Ajo shton se ndryshimet në sistemin nervor simpatik janë të dukshme në lëkurë, në bebet e syrit dhe te zemra.

“Disa pacientë me Parkinson thonë se ndjejnë lodhje dhe pafuqi, por kjo vjen nga problemet e zemrës”.

Keqfunksionimi i sistemit nervor simpatik është baza e sëmundjeve mendore si ankthi, depresioni dhe stresi kronik. Shpërthimet e shkurtra energjike të reagimit trupor janë të dobishme për nxitjen e shtuar të energjisë dhe fokusimin mendor. Por nëse ato zgjaten, sinjalet që përshkojnë trupin mund ta shkatërrojnë atë. Përveç ndjesisë së stresit të vazhdueshëm, dozat e larta të epinefrinës e kortizolit do të dëmtojnë enët e gjakut, do të rrisin presionin dhe akumulojnë dhjamrat.

Kështu që megjithse dobinë e reagimit instiktiv për të “luftuar ose vrapuar”, askush nuk do të donte që ai të mbetet i aktivizuar gjithë kohës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat