Disa mënyra për ta dashur veten

Life style

Disa mënyra për ta dashur veten

Më: 16 maj 2021 Në ora: 14:55
Ilustrim

Unë vazhdimisht kërkoj të vërtetën time të brendshme dhe i shërbej asaj.

-Sqaroj nevojat e mia, i komunikoj ato qartë dhe i kënaq aq sa lejojnë kushtet dhe respekti për të tjerët.

-Ruaj autonominë time, pavarësinë time dhe mos-lidhjen time me njerëzit, situatat, gjërat.

-Vendos kufij në marrëdhëniet e mia. Unë ia bëj të qartë familjes time se çfarë dua dhe çfarë nuk dua, çfarë toleroj dhe çfarë jo, çfarë pres dhe çfarë mund të presin ata nga unë.

-Unë i vë vetes kufij në mënyrë që të mos sakrifikoj vlerat e mia dhe të mos dëmtoj veten ose të tjerët. Unë respektoj dëshirat e mia, impulset e mia dhe pasionet e mia, por gjithashtu i mbaj ato nën kontroll.

-Unë i pranoj të gjitha emocionet e mia, madje edhe ato më të pakëndshmet, njoh qëllimin e tyre dhe i menaxhoj me mençuri dhe në mënyrë efektive.

-Pranoj të kaluarën time dhe gabimet e mia dhe mësoj prej tyre për të shmangur përsëritjen.

-Pranoj diversitetin tim dhe efektet e tij.

-Pranoj atë që më ndodh dhe përpiqem të përmirësohem në lidhje me përgjegjësitë e mia në të.

-Pranoj anën time të errët dhe e menaxhoj me vetëdije.

-E lejoj veten të ndihem e dobët, të kërkoj dhe të pranoj ndihmë, të marr atë që është e nevojshme për t’u rikuperuar, për t’u zhbllokuar, për t’u forcuar, për t’u rehabilituar, për të evoluar.

-Kujdesem për trupin dhe shëndetin tim çdo ditë.

-Nuk e shpenzoj kohën time, energjinë time, aftësitë e mia, në njerëz, marrëdhënie, situata, aktivitete që më kthejnë mbrapsht, që më ndryshojnë, që më bllokojnë, që më lëndojnë.

-Jap dhe ofroj sa më shumë që mundem dhe ia vlen.

-Lidhem ngushtë vetëm me njerëz të shquar. Shoqëria me ta ofron si tek mua ashtu edhe te ata, shton dhe nuk zbret, krijon dhe nuk shkatërron.

-Mbaj një ego të shëndetshme pa nënvlerësuar, nënçmuar, zhvlerësuar, lënduar ose shfrytëzuar të tjerët.

-Njoh, vlerësoj dhe shijoj arritjet e mia, zhvillimin tim, konfirmimin e aftësive të mia, por nuk pushoj.

-Më pëlqen jeta dhe çfarë të mire më jep me të gjitha shqisat e mia.

-I ndjehem mirënjohëse çdo dite për atë që më ndodh, e mirë apo e keqe dhe mësoj prej saj.

-Mundohem të bëhem gjithmonë e më mirë, por në lidhje me atë që jam, jo në krahasim me të tjerët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat