Si të arrijmë në pikën e dashurisë për veten?

Life style

Si të arrijmë në pikën e dashurisë për veten?

Më: 16 maj 2021 Në ora: 19:28
Foto ilustrim

Ta duash veten është të kuptosh pikë së pari se nuk duhet të jesh perfekt për të qenë i mirë. Pranoje veten ashtu siç je, vlerësoje dhe respektoje. Dashuria nis nga ty. Të duash veten nuk është egoizëm, përkundrazi. Dashuria për veten vjen me një ndjenjë të natyrshmërisë së plotë, të pakushtëzuar. Të duash veten do të thotë se nuk pret të dëgjosh mendimet e të tjerëve për ty, që të besosh se kush je.

Jam e vetëdijshme për pikat e mia të dobëta, për të metat dhe vlerat e mia. I pranoj të gjitha, dhe vazhdimisht përpiqem të përmirësoj veten time përmes përvojave që më jep jeta. Të duash veten do të thotë që e kam një kuptim të plotë të botës sime të brendshme. I dëgjoj mendimet e mia dhe u jap rëndësi atyre, nuk shpenzoj kohë për asgjë që nuk ka rëndësi për mua, përpiqem të përmirësohem çdo herë, por kur nuk arrij ta bëj, vazhdoj ta dua veten time.

Por dashuria për veten është diçka që nuk e kupton plotësisht të ndodhë, thjesht e ndjen atë, e di kur ekziston dhe kur nuk e “kap” energjinë e emocionit. Por si arrijmë në pikën e dashurisë për veten? Jo të gjithë jemi në gjendje të tregojmë se si është “të duash veten”. Është e vështirë të arrish në këtë pikë pasi të gjithë priremi ta pëlqejmë apo jo, kështu që thjesht të jemi vetvetja dhe të mos depërtojmë në nivelet më të thella të dashurisë.

Marrim shembull: kur duam të humbasim disa kile dhe përpiqemi ta bëjmë këtë deri sa të kemi sukses, na pëlqen vetvetja. Kur kemi sukses në provime, na pëlqen vetvetja. Kur ndihmojmë dikë në nevojë, na pëlqen vetvetja. Por çfarë ndodh kur vjen pikërisht e kundërta e asaj që përmendëm? A na pëlqen vetja ne atëherë?

Dashuria ndaj vetvetes nuk ka lidhje vetëm me arritjet tona. Ajo duhet të ekzistojë qoftë nëse arrijmë apo jo diçka. Po ashtu dhe kur dështojmë, dashuria për veten duhet të forcohet për të tërhequr pushtetin direkt nga burimi ynë i brendshëm për të vazhduar përpara. Ndodh që e gjykojmë, e shpërblejmë ose e ndëshkojmë veten sipas situatave që ajo përjeton dhe mënyrës se si përballet me to. Shpesh edhe në raste krizash ku jetojmë, zgjedhim një mënyrë tjetër më të keqe për të trajtuar veten, që është indiferentizmi.

D.m.th, ne nuk shprehim asnjë emocion ndaj vetes, thjesht kalojmë çdo ditë në një rutinë pa mendime më të thella dhe veçanërisht pa ndonjë analizë të emocioneve që mund të na çojnë në përfundime të sigurta se si ne me të vërtetë e shohim veten. Jemi lëshuar në një rrjedhë indiferente që nuk sjell dobi për shpirtrat tanë.

Si e arrijmë dhe e kuptojmë dashurinë për veten?

Bëhuni të ndërgjegjshëm | Njerëzit që kanë më shumë dashuri për veten kanë tendencë të dinë se çfarë mendojnë, ndjejnë dhe duan. Janë të ndërgjegjshëm se kush janë dhe veprojnë në bazë të kësaj njohurie sesa në atë që duan të tjerët për ta.

Trajtojeni veten si një fëmijë | Flisni me të ëmbël, shpjegojeni qartë, me mirësi, por pa gjykim dhe pa e gjykuar atë, duke i treguar gabimet që bën dhe duke i kërkuar që t’i korrigjojë ato. Vetja juaj nuk është më shumë se një shpirt që dëshiron të dashurohet. Trajtojeni atë me butësi dhe kujdes, flisni me të duke ulur tonin e zërit tuaj, mos e ofendoni dhe mos krijoni komplekse e ndjenja faji.

Mbroni veten | Pranoni njerëzit e duhur në jetën tuaj dhe largoni ata toksikë. Nuk ka kohë të mjaftueshme për të humbur në jetën tuaj, me njerëzit që duan t’ju heqin shkëlqimin në fytyrë. Do ta doni dhe respektoni veten më shumë.

Përfshiheni veten në gjëra që ju japin kënaqësi | Një shëtitje, diçka artistike si kërcimi apo piktura, gjithçka në përgjithësi që ndjen se po ushqen shpirtin tënd, afroje atë pa mendime të dyta. Shpirti juaj, si trupi juaj, ka nevojë për ushqim që të rritet. Në varësi të personalitetit dhe mënyrës se si keni zgjedhur të jetoni, ju vetëm dini se cilat janë këto gjërat që ushqejnë shpirtin tuaj duke ju dhënë gëzim.

Jo gjithmonë duhet të mendoni gjëra të arsyeshme | Shumë herë kemi ndjenjën se jemi të pakënaqur, pa e kuptuar se cili është me të vërtetë faji ynë. Mënyra e vetme për ta gjetur këtë është të pushojmë dhe të ulemi me veten, duke i lënë mendimet tona plotësisht të lira për të udhëtuar sa më thellë të jetë e mundur brenda nesh. Vetëm kështu do të dimë vërtet kush jemi dhe çfarë dëshirojmë.

Gjithçka është çështje praktike. Prandaj mos u dorëzo! Duaje veten sot!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat