5 këshilla për ta bërë ballkonin të duket i bukur dhe i rehatshëm dhe nëse është i vogël

Life style

5 këshilla për ta bërë ballkonin të duket i bukur dhe i rehatshëm dhe nëse është i vogël

Më: 18 maj 2021 Në ora: 08:30
Ilustrim

Të dekorosh një ballkon të vogël dhe ta bësh të jetë i bukur, e i përdorshëm ka disa truke të thjeshta, që ne do ua listojmë më tej.

Nëse ende s’i keni dhënë një dorë zbukurimi ballkonit edhe pse vera e pranvera janë pranë, atëherë ndiqni këta hapa…

Arredoje me mobilje të vogla që nuk zënë shumë hapësirë, por janë gjithsesi të përdorshme. Karrige të vogla, tavolinë e vogël disa vazo me lule.

Zgjidhje tjetër do ishte edhe të përdorni jastëk me ngjyra për t’i vendosur në tokë. Ngjajnë shumë bukur dhe janë të rehatshëm. Po edhe ndonjë batanijë e hollë pikniku, apo tapet nuk është keq për t’i dhënë pak ngjyra.

Përfito nga gjatësia dhe gjerësia e ambientit. Muret mund t’i përdorni për të vendosur bimë të ndryshme të varura. Kështu do lironi hapsirë për të tjera mobilje.

Blini sa më shumë bimë, lule, pemë, gjithçka që do i jepte ngjyrë dhe bukuri ballkonit.

Mos harroni që një cep i ballkonit duhet të jetë i hijëzuar dhe ca drita të bukura bëjnë gjithmonë ndryshimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat