Studimi i ri: Shoqet që ta thonë troç janë shoqet më të mira!

Life style

Studimi i ri: Shoqet që ta thonë troç janë shoqet më të mira!

Më: 18 maj 2021 Në ora: 14:40
Foto ilustrim

Sipas një studimi të ri të publikuar në Psychological Science, shoqet që t’i thotë gjërat troç mund në fakt të jenë ato të cilat kujdesn për ty më së shumti. Studiuesit kanë gjetur se shoqet që t’i thonë gjërat që nuk të pëlqen t’i dëgjosh dhe që të shtyjnë nga zona e rehatisë – bëjnë kështu jo pse u pëlqen atyre, por sepse besojnë se kjo do të ndihmon në aspekt afat-gjatë.

“Kemi dëshmuar se njerëzit mund të jenë të ashpër me qëllim që të jenë të mirë – që do të thotë se mund të vendosin ta bëjnë dikë të ndihet keq nëse ky emocion është i dobishëm për tjetrin”, ka thënë Belen Lopez-Perez, udhëheqës i hulumtimit.

Kemi gjetur disa shembuj të kësaj në jetën e përditëshme. Për shembull, kur i paraqesim frikën nga dështimi dikujt që çon kohën dëm e nuk përgatitet për një provim, ka thënë Lopez.

A ju duket e njohur kjo?

Atëherë nëse jeni me fat të keni një person të këtillë në jetën tuaj, bëni gjithçka për ta mbajtur afër. Dhe sigurisht, falenderojeni për shoqen e mirë që është.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat