Këto shenja horoskopi e kanë të pamundur të qëndrojnë bashkë

Life style

Këto shenja horoskopi e kanë të pamundur të qëndrojnë bashkë

Më: 18 maj 2021 Në ora: 20:13
Ilustrim

Kur vendos të krijosh një lidhje dashurie, nuk mund të mbash me vete një libër astrologjie të pyesësh çdo kandidat të mundshëm për lidhje, se çfarë shenje i përket në horoskop

Kështu që për të ardhur në ndihmë në krijimin e një marrëdhënie romantike, sot do t’ju njohim me çiftet më "të këqija" të zodiakut, të cilët jo vetëm që nuk funksionojnë së bashku, por mund t’i shkaktojnë njëri-tjetrit dëme emocionale afatgjata.

Ujori dhe Gaforrja

Nëse sapo keni njohur djalin e ëndrrave, atë që keni dashur gjithmonë, por që ‘’fatkeqësisht’’ është Gaforre, mos e lini veten të përfshiheni nga emocionet dhe entuziazmi, pasi me shumë gjasa raporti juaj nuk do të funksionojë.

Ujori e do shumë lirinë dhe pavarësinë e tij, kurse Gaforrja nga ana tjetër ka tendencën të jetë kërkues.

Jo vetëm kaq, në përgjithësi Gaforret kërkojnë shumë dashuri, kujdes dhe duan të jenë në qendër të vëmendjes. Sa keq që Ujori, një egoist i pandreqshëm, nuk mund t’u ofrojë këto gjëra.

Shigjetari dhe Dashi

Mos guxoni ‘’kurrë’’ të bashkoni një Dash dhe Shigjetar pasi gjërat mund të dalin jashtë kontrollit. Është pak e besueshme që këto dy shenja të horoskopit të jenë të lumtur bashkë, përkundrazi shumë shpejt ato fillojnë të pengojnë njëra-tjetrën.

Shigjetari është një shenjë që i do shumë sprovat dhe aventurat, i pëlqen të luajë me rrezikun dhe të sfidojë gjithmonë veten, si dhe lodhet shpejt nga një lidhje dashurie.

Dashi nga ana tjetër është shenjë që qëndron me këmbë në tokë, dashuron gjestet romantike dhe kërkon një marrëdhënie të vërtetë, jo thjesht sa për të kaluar kohën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat