7 shenja që dikush po ju përndjek këmba-këmbës

Life style

7 shenja që dikush po ju përndjek këmba-këmbës

Më: 18 maj 2021 Në ora: 21:21
Foto ilustrim

E keni parasysh ate ndjesinë e besdisshme që vjen nga dyshimi që dikush po të përndjek? Ndoshta edhe në largësi, vetëm ideja se atje jashtë është një njeri që di thuajse çdo veprim tëndin, është paksa e frikshme. Gjithsesi, mos u bëni paranojakë. Nëse asnjë nga shenjat më poshtë nuk ju duket familjare, s'ka asgjë për t'u shqetësuar.

1-Ti sheh të njëjtin njeri thuajse në çdo vend ku shkon

E sheh në lagjje, afër punës apo sa herë del me miqtë e tu. Ndoshta dy herët e para mund të jetë rastësi, por jo gjithmonë.

2- Ai/ajo di më shumë për ty nga çfarë i ke treguar

Hmm, gjatë një bisede të shkurtër kupton që personi përballë ka më shumë informacion rreth teje nga ç'mban mend t'i kesh treguar. Përndjekësit do të përdorin çdo akses të mundshëm për të marrë vesh më shumë për jetën apo lëvizjet e tua.

3-Të manipulojnë për të ndërvepruar

Një nga shenjat më të dukshme që tregon se dikush ju vëzhgon është manipulimi për të ndërvepruar me të në çdo formë. Ju ka ndodhur ndonjëherë t'ju gjejnë vetëm në një festë dhe të këmbëngulin për shoqërinë tuaj vetëm duke përfituar nga rasti?

4- Përhap thashetheme për ty

Nuk është çudi t'ju tregojnë të tjerëve gjëra rreth jush që i dinë gabim ose nuk kanë asnjë informacion.

5-Përpiqen të afrohen me familjarët dhe miqtë e tu

Përpjekja e tyre për të qenë sa më afër rrethit tuaj mund të bëhet shqetësuese në një moment a tjetrin. Dëshira për të ditur gjithçka dhe për të pasur kontroll mbi jetën tuaj do t'i bënte që fare lehtë të miqësoheshin me njerëzit e tu më të afërt.

6- Të shfaqen para në raste emergjence

Ty tu prish makina dhe pikërisht në atë moment del ai që thotë se thjesht "i ra rruga". Sigurisht që s'është rastësi, por tregohuni të vëmendshëm.

7- Të vijnë dhurata dhe supriza të padëshiruara

Ndonëse ti je treguar e qartë dhe e prerë në përgjigjen tënde, surprizat nga hiçi vazhdojnë! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat