Tapat e dyllit: Si t’i hiqni në mënyrë natyrale me vaj ulliri dhe kamomil

Life style

Tapat e dyllit: Si t’i hiqni në mënyrë natyrale me vaj ulliri dhe kamomil

Më: 18 maj 2021 Në ora: 21:31
Foto ilustrim

Tapat e dyllit janë problem për shumë njerëz. Kruajtëset e veshëve vetëm sa e përkeqësojnë atë, pasi e shtyjnë dyllin akoma më brenda në kanalin e veshit. Mjekësia alternative propozon disa mënyra si larja e veshit me presion (me dorezën e dushit), infuzioni me kamomil dhe vaji i ullirit. Falë këtyre aplikimeve do të arrini të zbusni tapat dhe pas disa përsëritjesh, dylli do të dalë jashtë vetë.

Infuzioni me kamomil

Pasi keni vënë të ziejë një lugë gjelle lulesh të thata kamomili në një filxhan ujë, lëreni të pushojë për 10 minuta. Mbulojeni filxhanin në mënyrë që vajrat esenciale të kamomilit të mos avullojnë. Më pas, kullojeni kamomilin dhe lani veshët. Përsëriteni për disa ditë.

Vaji i ullirit

Bëhet fjalë për një metodë të thjeshtë që konsiton në ngrohjen e vajit të ullirit derisa të vaket. Pasi kësaj, hidhni në vesh disa pika që tapat e dyllit të zbuten. Ky trajtim kërkon disa ditë, por më pas veshët tuaj do të zhbllokohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat