Thëniet më të bukura maqedone

Life style

Thëniet më të bukura maqedone

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 23:04
Foto ilustrim

Mençuritë që do të ndajmë sot me lexuesit tanë i kemi gjetur nga thesari i një vendi fqinj – Maqedonia Veriore.

Në qoftë se ngrihesh për të kërcyer, duhet patjetër të hedhësh vallen.

Verë bleva, ujë piva.

Vetëmburrja është zgjebe.

Vëllai kundër vëllait është më i keq se armiku më i madh.

Zonja e shtëpisë njihet nga fytyra e burrit.

Po të duash ta budallepsish tjetrin, lavdëroje.

Puna është fytyrë e bardhë (Puna është nder).

Rrugët e reja dhe miqtë e vjetër t’i kërkosh.

Po të bjerë shi, ankohet nga vlaga, po të mos bjerë shi ankohet nga thatësira.

Po të jetë mjalti i ëmbël, gishtërinjtë nuk hahen, (por lëpihen).

Në ujë të tubullt nuk peshkohet.

Në hambar të zbrazur as minjtë nuk jetojnë.

Nga thika dhe nga sëpata, plaga mbyllet, por nga gjuha jo (asnjëherë).

Ngrehuni të vdekurit, që të futemi të gjallët.

Para teje engjëll, pas teje djall.

Në qofë se nuk rrjedh, pikon.

Në qoftë se nuk di të flasësh, di të heshtësh.

Kush shurros kundër erës, laget.

Mendja është para.

Më mirë të jesh pa para se sa pa nder.

Jevgën e bënë mbretëreshë, ajo doli për të lypur.

Kalin nuk e ushqen tagjia, por sytë e pronarit.

Kërkoje fatin me punë, jo te shpresa.

Kemi nevojë për miq të vjetër, që të na ndihmojnë të vjetërohemi dhe për miq të rinj që të na ndihmojnë të mbetemi të rinj.

Koka iu zbardh, mendja akoma si ka ardhur.

Ku nuk ka grua, s’ka as shtëpi.

Ku zihen dy veta, mos ndërhy.

Gratë vitet dhe burrat paret kurrë nuk i tregojnë.

Guri që rrotullohet, asgjëkundi nuk zë vend.

Duroje të keqen, se mos vjen më e keqja.

E mira harrohet shpejt, ndërsa e keqja kurrë.

E puthi të atin në bythë (ka të njëjtat huqe të të atit).

Dashuria dhe kolla nuk fshihen dot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat