Gjëra të çuditshme por normale që ndodhin në lidhjen tuaj të parë

Life style

Gjëra të çuditshme por normale që ndodhin në lidhjen tuaj të parë

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 07:00
Ilustrim

1. E përgëzoni veten për të qenurit e rritur dhe e pjekur

Përveç përfundimit të fakultetit, ndarjen nga familja në banesë tuajën, gjetja e punës së parë, edhe fakti i lidhjes suaj të parë, mund të jetë momenti kur ju vërtetë filloni të ndjeheni si një e rritur.

2. Ju e doni, por jeni aq shumë nervoze për ta prezentuar me prindërit

Sigurisht, prindërit mund të kenq njoftuar miqtë tuaj, por kjo është çështje më serioze. Ju po e prezentoni burrin tuaj të ardhshëm, dhe thelë në vete e dini se partneri është reflektim i juaji. Më shumë shqetësoheni për faktin se çfarë mendojnë prindërit për zgjedhjen tuaj se sa në gjykimin e tij.

3. Edhepse dëshironi të flini në një shtrat të përbashkët, sërish e kërkoni rehatinë e shtratit tuaj

Një lidhje në mënyrë të natyrshme ju fton që të ndani një shtrat të përbashkët, por që me kalimin e kohës ju do të dëshironit ta kishit shtratin tuaj, ku do të mund të jeni vetëm dhe të rehatoheni në pozicionet tuaja të lira.

4. Do të kuptoni se seksi është ndryshe

Do të vëreni se lidhja juaj intime do të jetë më ndryshe dhe serioze nga marrëdhëniet tuaja të mëparshme. Ju automatikisht do të ndjeheni më rehat dhe të lidhur me partnerin si fizikisht ashtu edhe shpirtërisht. Ju gjithashtu do të kuptoni se sa i mahnitshëm dhe përmbushës është seksi për ju.

5. Do ju duhet disa muaj kohë deri sa ta thërrisni “i dashur”

Të pasurit një partner është gjëja më e mirë, por meqenëse nuk jeni adaptuar me një gjë të tillë, do ta keni paksa të vështirë deri sa të ndjeheni rehat ta thërrisni “i dashur”. Kjonuk ndodh sepse ju turpëroheni, por thjeshtë nuk jeni mësuar ta thërrisni dikë ashtu.

6. Ju gjithashtu mund të harroni se si duken miqtë tuaj

Meqenëse jeni në kulmin e dashurisë dhe shumicëne kohës e kaloni në përmbushjen emocionale me partnerin, ju mund të keni shumë më pak kohë ti takoni miqtë tuaj. Kjo mund të ndodhë, por mundohuni ti sqaroni partnerit se keni jetq shoqërore dhe sa e rëndësishme është miqësia për ju.

7. Ju do të mësoni shprehitë e njëri-tjetrit

Pasi arrini ta njihni njëri-tjetrin shumë e më shumë, ju do të mësoni edhe truqet më të thella për secilin nga ju. Për shembull, nëse partneri juaj fle me rroba të ditës pa i veshur pizhamet e natës, dhe është i njohur për pastërtinë tuaj, ju mund gradualisht ta korrigjoni atë me këshilla të mira dhe plot dashuri.

8. Preferoni të përdorni fjalë të pazakonta, pseudonime ose shprehje komunikuese

Ndoshta këto shprehje nuk i bëjnë përshtypje askujt, por mjafton që ju e kuptoni njëri-tjetrin. Këto shprehje i përdorni si lloj pëkëdhelje dhe kompliment për të dy palët.

9. Për herë të parë rrezikoheni si të pambrojtura

Përveç faktit se mund të kaloni një nga përvojat më të mira të jetës suaj, mund të ndodhë edhe krejtsisht e kundërta, të ndaheni pas një periudhe kohore. Kjo ju bën të pambrojtura dhe zemërthyer. Por, edhe kjo është pjesë e përvojës sonë të madhe që e quajmë “jetë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat