Fëmijët dhe stresi

Life style

Fëmijët dhe stresi

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 07:54
Ilustrim

Universiteti i Kembrixhit dhe universiteti i Berlinit, kryen së bashku një studim në fëmijë të moshës 11- 20 muaj pikërisht për të zbuluar e njohur këtë shqetësim. Ekipi i shkencëtarëve konstatuan në analizat e gjakut të fëmijëve, se largimi nga nëna dhe ambienti familjar, provokonte rritje të kortizolit që ndryshe quhet edhe hormoni i stresit.

Niveli i kortizolit në gjak te fëmijët që ishin shkëputur nga nëna dhe dërguar në çerdhe, e kishin sasinë e kortizolit dyfishin e atij që u gjet te fëmijët që nuk ishin shkëputur nga nëna dhe mjedisi familjar. Kortizol të lartë kishin edhe fëmijët që ishin shkëputur nga nëna dhe mjedisi familjar, por që në pamje të jashtme, dukeshin të qetë dhe aspak të shqetësuar.

Kortizoli u gjend në gjak edhe pas pesë muajsh që kishin filluar çerdhen apo kopshtin. Nga studimi u dol në përfundimin që fëmijët duhen trajtuar e asistuar me kujdes nga prindërit në periudhën kur fillojnë çerdhen apo kopshtin. Tu flitet e tregohet se përse i dërgojnë në kopsht dhe ti sigurojnë që i duan shumë. Gjithashtu personeli i kopshtit apo çerdhes duhet të jenë të vëmendshëm e të butë ndaj fëmijëve në këtë periudhë të ardhjes dhe të pranimit të këtij realiteti të ri.

Ti përfshijnë në lojëra, aktivitete dhe tu këndohen vazhdimisht këngë. Pa këtë mbështetje fëmijët e fillojnë ditën të mbieksituar, gjë që po nuk u trajtua drejtë çon në probleme të sjelljes dhe të mosbindjes. Vajtja në kopsht është fondamentale për socializimin e fëmijës me moshatarët. Studimi gjithashtu ka treguar se nuk ka ndonjë efekt afatgjatë të hormonit të kortizolit.

Ky studim u krye për të njohur sa më mirë fëmijën duke filluar nga specialistët, si mjekë, mësues, edukatorë dhe prindër, për ta menaxhuar sa më drejtë shkëputjen e fëmijës nga nëna dhe mjedisi familjar, për të zbutur impaktin traumatik, sidomos kur fëmijët kthehen në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat