Në shërbim të bukurisë edhe kanella

Life style

Në shërbim të bukurisë edhe kanella

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 16:08
Foto Ilustrim

Kanella shumë më mirë njihet për përzierjen e saj në ushqime dhe lëngje, pastaj përdoret në shëndetësi, por ndikon mirë edhe në rastet që i kemi paraqitur më poshtë.

RRITJA E FLOKËVE

Një nga mënyrat për përshpejtimin e rritjes së flokëve duke u kujdesur edhe për lëkurën e kokës është maska nga kanella. Përzieni dy lugë kanellë dhe mjaltë me gjysmë gotë vaj ulliri. Shtoni vezë e më pas maskën e vendosni në flokë të lagura, mbani për 10-15 minuta. E shpëlani kokën me shampo.

SHKËLQIM PËR BUZË

Për fillim në buzë vendosni pak vazelinë. Vendosni pak kanellë dhe e lini të veprojë për një-dy minuta. Do ta ndjeni se si buzët ju dridhen, por efekti do të jetë mahnitshëm. Kujdes, kanellën kurrë mos e vendosni drejtpërdrejt në lëkurë, pasi e irriton atë.

MASKË PËR FYTYRË

Pastroni fytyrën tuaj prej akneve me prodhimin që për bazë ka kanellën, të cilin vetë e keni përgatitur. Përzieni tri lugë mjaltë dhe një kanellë. Kur masa të jetë trashur - e vendosni në fytyrë. Kanella parandalon aknet bakteriale, e mjalti ndihmon në hidratimin e lëkurës.

LARGIMI I LËKURËS SË THATË

Në mënyrë që të hiqni shtresat e vjetra të lëkurës dhe për t'ia kthyer shkëlqimin, mjafton ta vendosni masën prej kripës së detit, vajit të bademit, mjaltit dhe kanellës së bluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat